Pas sulmeve ndaj Kosovës/ Eksperti i sigurisë paralajmëron kapitullimin e Serbisë

Politika

Pas sulmeve ndaj Kosovës/ Eksperti i sigurisë paralajmëron kapitullimin e Serbisë

Nga: A.M Më: 26 shtator 2021 Në ora: 15:59
Policia e Kosovës

Situata në veri të Kosovës po vazhdon të jetë e tensionuar.

Që nga vendosja e reciprocitetit të targave nga Qeveria Kurti, Serbia nuk i ka ndalur provokimet dhe kërcënimet e saj.

Së fundmi, gjatë ditës së djeshme Serbët sulmuan Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok dhe hodhën granata dore në Zveçan.

E për situatën e krijuar në veri, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Së pari, ai përmendi çrregullimet e ndryshme që kanë ndodhur në Jarinje, ku krahas kësaj foli edhe për marrëveshjen e arritur në vitin 2011.

Image
Ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

“Me rastin e vendosjes së masës se reciprocitetit nga ana e Qeverise Kurti, ndaj tabelave me regjistrime te veturave serbe te cilat gjenden brenda kufijve të Kosovës, janë krijuar çrregullime të ndryshme në Jarinje në kufi me Serbinë, dhe komunat tjera të banuara me serbë sikur Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku etj.

Kjo marrëveshje ishte arritur në vitin 2011 dhe u nënshkrua nga vetë Vuçiqi, dhe e kishte afatin e largimit të asaj mënyrë që kosovarëve t’iu ndërrohen tabelat e veturave të tyre që janë me tabela të Republikës së Kosovës përbrenda Serbisë”, deklaroi ai.

Në vazhdim, Tërnava tha se vendosja e reciprocitetit nga ana e kryeministrit Kurti erdhi si pasojë e mosrespektimin të marrëveshjes nga ana e Serbisë.

Eksperti i sigurisë potencoi se ky vendim i Kurti ka filluar të i jap efektet e veta dhe për këtë arsye po reagojnë serbët. Mirëpo, sipas tij Kurti e ka mbështetjen e shteteve të QUINT-it.

“Afati i jetësimit të asaj marrëveshje ishte nga viti 2011 deri në vitin 2016, me që nuk iu përmbajtën afatit të marrëveshjes, dhe nga ajo kohë kaluan 5 vite, tani u vendos nga ana e Kryeministrit Kurti që si kundërshtim të ndërrimit të tabelave ta jetësoj reciprocitetin ndaj veturave që hyjnë në territorin e Kosovës.

Tani kur kjo masë ka filluar të i jep efektet e veta, nga ana e disa individëve serbë po ka reagime dhe kundërshtime në mënyrat më të vrazhda, e që këto reagime mund të jenë edhe të montuara dhe të porositura nga regjimi i Serbisë. Megjithatë faktori ndërkombëtar është në përcjellje të kësaj situate, dhe po i përkrah këto masa të reciprocitetit nga ana e Qeverisë Kurti, e sidomos shtetet e QUINT-it” theksoi Tërnava.

Ndërsa, ish-zëvendësministri komentoi edhe provokimet e serbëve përmes helikopterëve të tyre. Tërnava ia bëri me dije Serbisë së në rast të ndonjë sulmi ndaj kufirit të Kosovës, do ta marrë kundërpërgjigjen nga KFOR-i dhe NATO.

“Serbia brenda kufijve të saj ka ndërmarrë disa lëvizje të forcave të saja ushtarake dhe të disa helikopterëve që po lëvizin brenda kufijve të shtetit serbe, por KFOR-i ia tërhoqi vërejtjen Serbisë, që çdo kalim i kufirit të Serbisë drejt Kosovës, do të ndëshkohet me kundërsulm nga këto forca, të cilat i kanë kompetencat që t’i ruajnë kufijtë e Kosovës që nga çlirimi i viteve 1999 e deri më tutje.

Kur dihet se Rezoluta 1244, është në fuqi nga miratimi i saj në OKB, prandaj çdo rrezikim apo sulm ndaj kufirit të Kosovës, Serbia do ta pësoj si kundërpërgjigje nga kundërsulmet e KFOR-it dhe NATO-s, prandaj serbët i kanë të freskëta ato sulme të viteve 1999 të asaj kohe nga ana e NATO-se, dhe kapitullimin e Serbisë që e pësoj edhe me nënshkrimin e kapitullimit të marrëveshjes së Kumanovës”, nënvizoi eksperti i sigurisë.

Po ashtu, ai tha se këto provokime përmes armatimeve dhe helikopterëve janë vetëm një konsum ditor, pasi Serbia e di mirë se nëse e sulmon Kosovën, atëherë NATO do ta sulmojë atë.

Dhe, krejt në fund, Tërnava vlerësoi se këto mosmarrëveshje do të zgjidhen shumë shpejt me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

“Prandaj, lëvizjet me ato armatime të rënda dhe helikopterët që po lëvizin brenda kufijve të Serbisë, janë vetëm një konsum ditore për ta bindur popullin serbe, se Serbia do t’iu del në ndihmë popullatës serbe në Kosovë. Serbia i ka të freskëta ato bombardime që i pësoj në vitin 1999 nga ana e NATO-s, prandaj e dijnë mirë që nëse edhe njëherë ndodh që NATO ta sulmoj Serbinë, vështirë që do të ekzistoj më Serbia.

Me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve edhe këto mosmarrëveshje do të zgjidhen dhe do të tejkalohen, por këto rrethana tani që po zhvillohen në regjion, me këto angazhime të shumta edhe të faktorit ndërkombëtar, tani po na detyrojnë të shpresojmë që shpejtë do të arrihen edhe njohjet reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, dhe njohjet tjera nga ana e pesë (5) shteteve të BE të cilat ende nuk na kanë njohur, dhe tani edhe për shtetet e Ballkanit do të ketë lëvizje dhe pranim në shtetet e BE”, përmbylli Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat