Me këtë veprim kryeministri Kurti e nxori nga kontrolli Vuçiqin

Politika

Me këtë veprim kryeministri Kurti e nxori nga kontrolli Vuçiqin

Nga: A.M Më: 30 shtator 2021 Në ora: 15:39
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kosova dhe Serbia kanë pas raporte të tensionuara kohëve të fundit, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

Madje, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq shkoi aq larg duke kërcënuar se do të nis luftë, nëse nuk tërheqen forcat policore të Kosovës nga kufiri i Bërnjakut dhe Jarinjes.

Por, ky kërcënim i Vuçiqit doli të jetë vetëm për të fituar poena politik, pasi sot u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për çështjen e reciprocitetit.

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri tha se vendosja e reciprocitetit nga ana e Qeverisë Kurti e nxori nga kontrolli presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Po ashtu, ai tha se shkak i gjithë kësaj situate dramatike është marrëveshja kundër kushtetuese për asociacionin një etnik serb, e nënshkruar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Image
Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri

“Mjerisht duke parë zhvillimet aktuale, dramatike në Kosovë, shkak i të cilave është marrëveshja kundër kushtetuese për asociacionin një etnik serb, e nënshkruar nga kuislingu Hashim Thaçi me 2013 dhe renegati jugo-komunist Isa Mustafa me 2015, akt i kundërligjshëm të cilin Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë, vendim me të cilin, fatbardhësisht nuk lejohet në asnjë mënyrë krijimi i shtetit në shtet dhe bosnjëzimi i Kosovës, nuk thuhet më kot, se qeni i keq ta bie ujkun në torishtë, siç veproi Thaçi dhe Mustafa, me Kosovën”, deklaroi analisti.

Në vazhdim, Qarri tha se Vuçiqin e ka ‘llastuar’ ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili duke e dëgjuar për çdo gjë presidentin serb, u shndërrua në shërbëtor të dëgjueshëm të tij.

Mirëpo, sipas analistit kryeministri Kurti me reciprocitetin e targave e nxori nga kontrolli presidentin Vuçiq.

“Madje i llastuar për më tepër se një dekadë nga kuislingu Hashim Thaçi, që tanimë po kuptohet nga të gjithë, se ishte shndërruar komplet në shërbëtor të dëgjueshëm të Aleksandër Vuçiqit, i cili gati një vit pas vulosjes së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, për ta shpëtuar veten nga shantazhet e Vuçiqit, i vuri shtetit të pavarur të Kosovës edhe fusnotën, duke kthyer shtetin tonë sovran, në vend me status neutral dhe "krahinë" të Serbisë, vetëm e vetëm që ti kënaq orekset e ministrit të informatave të Millosheviqit kriminelit Aleksandër Vuçiq, për të filluar bisedimet, vendosja e reciprocitetit për targa, nga kryeministri Kurti e nxori tërësisht nga kontrolli pasardhësin e Millosheviqit, presidentin kriminel të Serbisë, Aleksandër Vuçiqin”, theksoi ai.

Këtë mendim analisti e bazoi në faktin se Kurti është kryeministri i parë i Kosovës që guxoi t`ia kthej fjalën Vuçiqit.

“Kjo për vet faktin, se është hera parë, që pas mese 11 vitesh bisedime të diktuara nga Serbia, një kryeministër i Kosovës, i zgjedhur nga vota e lirë e qytetarëve të saj, guxon t`ia kthej fjalën Vuçiqit dhe vendosë Kosovën drejtpërsëdrejti përballë Serbisë okupatore, si shtet më vete, sovran dhe vend i pavarur, nënvizoi Qarri.

Në fund, ai potencoi se të gjitha këto kërcënime të presidentit serb për Policinë e Kosovës dhe qytetarët e saj, vinin nga një tigër prej letre, të cilat që nga dalja prej gojës së tij serbo-ruso madhe, ka filluar ti marrë era.

“Ndaj ky akt i qëlluar i cili do duhej të jetësohej qysh moti, i erdhi aq papritur dhe në mënyrë aq të pabesueshme kriminelit Vuçiqi, sa që ai humbi plotësisht kontrollin, dhe pasi nuk i bënë punë as barrikadat e porositura prej tij, që u vendosën nga bandave kriminale serbe të veriut, për ta ndaluar Policinë heroike të Kosovës e cila mishërohet me vet shtetin tonë, ai nisi ta kërcënoi publikisht Kosovën duke pretenduar se do të futet edhe me ushtri në Kosovë, fjalë që, po shihet qartë se vinin nga një tigër prej letre, të cilat që nga dalja prej gojës së tij serbo-ruso madhe, ka filluar ti marrë era, si aromë e keqe e dalë nga tualetet e ndyta kriminale serbe”, përmbylli Gani Qarri, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat