“Për herë të parë Serbia u gjunjëzua në veri të Kosovës”, zbulohet se si Kurti e bëri Vuçiqin për spital

Politika

“Për herë të parë Serbia u gjunjëzua në veri të Kosovës”, zbulohet se si Kurti e bëri Vuçiqin për spital

Nga: A.Zh Më: 2 tetor 2021 Në ora: 00:24
Aleksandar Vuçiq, Albin Kurti; foto ilustrim nga "Bota sot"

Analisti Skënder Mulliqi, ka kritikuar opozitën për reagimin e tyre, pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, lidhur me targat e automjeteve.

Mulliqi ka thënë se reagimi i opozitës ishte inatçor dhe se po të mos ishte ndërmjetësi amerikan Gabriel Escobar, akuzat ndaj Qeverisë Kurti do të ishin edhe më të mëdha.

“Reagimi i opozitës për marrëveshjen për targa me Serbinë në Bruksel, është pritur që të jetë kësaj radhe më pozitiv. Por, ja që nuk ishte. Ishte reagim inatçor së bashku me mediat që i kontrollojnë. Po të mos ishte ndërmjetësi amerikan, Escobar, këta do të lëshonin një varg kritikash të natyrave të tjera”, ka thënë Mulliqi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, me marrëveshjen nuk kanë fituar kriminelët serbë në veri të Kosovës.

“Po thonë se gjoja me këtë marrëveshje kanë fituar më shumë kriminelët serbë në veri, që nuk është e vërtetë. Kokëtimet e vazhdueshme të tyre me strukturat kriminale dhe allishvershet me ta, krejt pas luftën, kanë bërë që të rrezikohet seriozisht sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës”, është shprehur më tej analisti.

Ai ka theksuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për herë të parë është kundërshtuar nga pushteti i Kosovës. Kjo edhe është arsyeja që sipas Mulliqit, e bëri “Vuçiqin për spital”.

“Për herë të parë Serbia dhe Vuçiq janë gjunjëzuar në veri të Kosovës, me masën e reciprocitetit dhe me marrëveshjen e arritur. Për herë të parë Vuçiqi është detyruar të shkojë në spital jo që ka fituar, por është ndarë i lagët në gjithë këtë mesele me kërcënime për lufte. Vuçiqi është ligështuar se nuk është mësuar të kundërshtohet nga pushtetet e kaluara të Kosovës. Këtë gjë e bëri me mjaft shkathtësi dhe pragmatizëm politik kryeministri, Albin Kurti”, ka thënë analisti Skënder Mulliqi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat