“Kurti e ‘shpartalloi’ Vuçiqin”/ Analisti nga Amerika paralajmëron këtë politikan shqiptar: Ti e ke radhën tani!

Politika

“Kurti e ‘shpartalloi’ Vuçiqin”/ Analisti nga Amerika paralajmëron këtë politikan shqiptar: Ti e ke radhën tani!

Nga: A.M Më: 2 tetor 2021 Në ora: 16:36
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq - ilustrimi Bota sot

Pas disa ditë të tensionuara në veri, në Bruksel u arrit një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për reciprocitetin e targave.

Natyrisht, për këtë marrëveshje kishte reagime të shumta edhe nga ambasadorë dhe politikanë ndërkombëtar, të cilët e përkrahen këtë marrëveshje.

Kjo, u cilësua edhe si një fitore për Kosovën dhe kryeministrin Kurti, pasi arriti të vendosë reciprocitet ndaj Serbisë, me qëllim që të trajtohen dy shtetet në mënyrë të barabarta.

Këtë marrëveshje e ka komentuar edhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se kryeministri Kurti i ‘shpartalloi’ një kast të politikës së korruptuar dhe shantazhuar të Kosovës, siç janë: ish-presidenti Hashim Thaçi dhe dy ish-kryeministrat Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj.

Po ashtu, analisti tha se pas 14 shkurtit, Kurti ishte si një uragan, i cili po i mbanë premtimet dhe zotimet që ua kishtë dhënë qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore.

Image
Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj

“Por më parë, Albin Kurti e shpartalloi Hashim Thaçin që tentoi ta ndajë Kosovën, Isa Mustafën që dëshiroi ta krijoj një “mini-shtet” në shtetin e Kosovës me Asociacionin, Ramush Haradinajn që për një pozitë e humbi Çakorrin.

Të gjithë këta e luftonin Albinin në çdo mënyrë, ishin një kast i kalbur i Kosovës, të korruptuar dhe të shantazhuar, hajna dhe plaçkitës të pasurisë së popullit. Por, Albin Kurti i vetëm të gjithë këta i mundi i rrokullisi në humnerë si të pavlerë si paqavra të ndyta, sepse Kurti pas datës 14 shkurt 2021, ishte si një uragan, si një stuhi që s’kishte kush ta ndal për t’i heq horrat e kombit nga rruga dhe të ecte drejtë shtet ndërtimit të Kosovës, sipas premtimeve dhe zotimeve që ia kishte dhënë popullit në zgjedhje”, deklaroi Maxharraj.

Në vazhdim, ai përmendi edhe qasjen e kryeministrit të Kosovës karshi presidentit serb, ku sipas tij, në dy raundet e para të dialogut, Albini ia tregoi ‘dhëmbët’ Vuçiqit, duke ia vendosur kushtet e dialogut.

Kurse, sa i përket reciprocitetit, ai th ase Kurti bëri diçka që nuk guxuan ta bënin Thaçi e Mustafa.

“Edhe dialogun me Serbinë e mori vetë, nuk u frikësua fare nga çetnikët e Beogradit në krye me Vuçiqin, ani pse ata ishin mësuar me Thaçin e Mustafën me lujtë më ata. Por, Albini nuk ishte as Thaçi e as Mustafa, ai u doli arrë e fortë që nuk mund ta thyenin, nuk mund ta shantazhonin. Në dy raundet e para të dialogut, Albini ia tregoi ‘dhëmbët’ Vuçiqit, ia tregoi kushtet e dialogut. Presidenti serb mbeti pa fjalë, i hutuar dhe i humbur.

Megjithatë, Kurti ia bëri me dije se do t’i vendos reciprocitet Serbisë. Ia nisi me targat e automjeteve, sipas një marrëveshje të vitit 2011, që Serbia po e zbatonte që atëherë, kurse Kosova jo sepse as Thaçi e as Mustafa nuk guxonin nga Vuçiqi ta vendosnin reciprocitet”, theksoi analisti nga Amerika.

Gjithashtu, Maxharraj vlerësoi se me vendosjen e këtij reciprociteti, Kurti e tmerri Serbinë dhe e ‘shpartalloi’ Vuçiqin.

Madje, ai u shpreh se presidenti serb e humbi kontrollin dhe nuk i mbeti gjë tjetër, vetëm të kërcënojë me luftë dhe t’i grumbullojë forcat ushtarake rreth kufirit me Kosovën.

“Albini e vuri reciprocitetin në targat e automjeteve për qytetarët që vijnë nga Serbia. Serbia u tmerrua, kurse Vuçiq mbeti si i pa kokë, si një mjeran, pasi Kurti me veprimin e tij e qiti tërësisht jashtë kontrollit, e shpartalloi, sillej dhe ulërinte si bisha e malit, as gjumi nuk e zinte. Nuk i mbeti gjë tjetër, pos të kërcënoi me luftë, nisi të grumbulloj forcat rreth kufirit me Kosovën në veri, por nuk e kishte guximin të ndërhynte, sepse e dinte se çka do ta gjejë. E thirri vizualisht edhe Rusinë në ndihmë, por kot, Kosova e kishte mbrojtjen e hekurt, NATO-n dhe KFOR-in dhe njësit special elite të Policisë së Kosovës, ani pse Vuçiq me disa njerëz të tij kishte vendosur barrikada në drejtim të pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. Por, reciprociteti më targa nuk ndaloi, vazhdoi normalisht, pavarësisht tensionimit të situatës nga Serbia”, nënvizoi ai.

Tutje, analisti potencoi se Kosova fitojë me vendosjen e reciprocitetit, pasi ia bëri me dije shtetit serb se është shtet i pavarur.

Mirëpo, ai u befasua nga sjellja e opozitës, e cila nuk i doli në krah kryeministrit Kurti, por e kritikonin për mos koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Me vendosjen e reciprocitetit fitojë Kosova, duke i treguar Serbisë se është shtet dhe se mund të bisedonte vetëm si dy shtete të barabarta. Albini ishte i vendosur, nuk lëshonte pe, nuk tërhiqej nga reciprociteti. Serbia ishte në dridhje, e tmerruar e Vuçiq edhe me shumë, ishte krejt i humbur, i hutuar, sillej si i pa kokë nga goditjet që ia kishte dhënë Kurti me reciprocitetin.

Por, aq më e çuditshme ishte edhe sjellja e opozitës, e cila nuk bënte zë, nuk i doli krah Kurtit, të cilit më shumë ia dëshironin atij dështimin, se sa Serbisë. Opozitë shumë e çuditshme. Avdullah Hoti e shante Kurtin se gjoja nuk kishte koordinim me ndërkombëtarët për reciprocitetin dhe fërkonin duart se si tani do ta godiste Amerika. Mirëpo, u zhgënjyen kur ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së, Gabriel Eskobari i doli në krah Kurtit dhe i dha të drejtë për reciprocitetin”, tha ndër të tjera, Maxharraj.

Ndërsa, marrëveshja e nënshkruar në Bruksel, sipas analistit ishte një fitore e madhe e kryeministrit Kurti. Ai beson se ky është vetëm fillimi i shpartallimit përfundimtar të kriminelit dhe çetnikut Vuçiq.

“Këto ditë, Eskobari me përfaqësuesit e BE-së, Kosovës dhe Serbisë u takuan në Bruksel për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja u gjet, të hiqet reciprociteti për të dy shtetet, ashtu siç kishte propozuar Kurti, por vetëm si veturat nga Serbia, po ashtu edhe veturat nga Kosova që hyjnë e dalin nga njëri shtet në tjetrin, të mbulohen vetëm shenjat që tregojnë përkatësin shtetërore.

Ishte kjo një fitore e madhe e kryeministrit Albin Kurti, që vuri reciprocitetin, duke i treguar Serbisë shtetësinë e saj, të cilën duhet ta respektoi. Është ky vetëm fillimi i vendosjes së sovranitetit edhe në veri, me çfarë Albin Kurti e tmerroi Serbinë, e qiti në dy gjunjë. Ky është fillimi i shpartallimit përfundimtar të kriminelit dhe çetnikut Vuçiq. Pra, këtë e bëri Albin Kurti që nuk mundi ta bëjnë as Thaçi e as Mustafa, e hiq se hiq Ramush Harajdinaj”, deklaroi ai.

Dhe, në fund, Maxharraj pas ‘shpartallimit’ të Vuçiqit, Thaçit, Mustafaës dhe Haradinajt, radhën e ka kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kjo, krejt si pasojë e “Ballkanit të Hapur”, ku ai e konsideroi fat qe Kurti nuk pranoi të bëhet pjesë e këtij projekti serbo-ruso-sllav.

“Shpartallimi fatal nga Albin Kurti e pret edhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën i cili qe sa vite ka hyrë në ‘vallen’ e Thaçit, Vuçiqit në bashkëpunim me Sorosët për të shkatërruar sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Qoftë përmes ndarjes apo edhe do fare “Mini-Shengenave” e së voni “Ballkanit të Hapur”, duke i dal zot Serbisë si prijëse e kësaj iniciative, e cila e forcon atë në dëm të Kosovës dhe të vetë Shqipërisë. Është fat i madh që Kurti nuk pranoi t’i bashkëngjitet këtij projekti serbo-ruso-sllav, që në tërësi është kundër interesave të shqiptarëve, kudo që janë në Ballkanin Perëndimor.

Pra, së shpejti krahas shpartallimit të Vuçiqit, nga Albin Kurti pritet edhe shpartallimi i “mini-legenit” që me aq fanatizëm po e mbron Edi Rama në shërbim të Serbisë”, përmbylli Binak Maxharraj, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat