Ish-zëvendësministri i MPB-së jep lajmin e keq për këta prokurorë dhe gjyqtarë!

Politika

Ish-zëvendësministri i MPB-së jep lajmin e keq për këta prokurorë dhe gjyqtarë!

Nga: N.Sh Më: 2 tetor 2021 Në ora: 16:46
Ilustrim

Qe nga fillimi i qeverisë së Albin Kurtit, të gjitha institucionet e drejtësisë janë mobilizuara dhe po veprojnë në mënyrë më të disiplinuar.

Kjo po ndodh pasi ato ishin të përgjumura dhe të privilegjuara deri më tani.

Këto institucione janë kritikuara dhe janë bërë përgjegjëse për gjendjen e krijuar në sistemin e drejtësisë, andaj tash prej tyre po kërkohet që t’i përveshen punës.

Ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, shprehet se këto institucione që nga ardhja e Kurtit në Qeveri ndodhën në panik dhe të hutuara.

Sipas tij, tash po mundohen të punojnë më shumë dhe më ndryshe.

Tërnava shprehet se tash po e ngarkojnë vetën më shumë me punë sesa më herët.

Sipas tij, tash ka ardhë koha që të instalohet përgjegjësia dhe llogaridhënia për secilin.

Image
Hajrullah Tërnava

Duke kërkuar përgjegjësi e profesionalizëm të nivelit më të lartë nga prokurorët dhe gjyqtarët që deri tash nga zyrat e tyre në prokurori dhe në gjykata ua bënin avokatinë kriminale krimit të organizuar. Ministria e drejtësisë ka paralajmëruar fillimin serioz të reformës në sistem. Tashmë në Kuvendin e Kosovës është proceduar për miratim, në seancën e radhës Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Kosovës, ligj i cili do të duhet t’i paraprij që tani hapjes së korridorit edhe për pastrim përmes VETTING-ut”, thotë ai.

Sipas tij, ky është një rast i mirëifillimit të reformës substanciale në sistemin e drejtësisë nga ana e Ministrisë e cila përveç këtij ligji, në procedura fillestare, në kuadër të grupeve punuese ka iniciuare dhe Ligjin VETTING, dhe Ligjin për konfiskim të pasurisë̈ së pa justifikueshme.

Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve parasheh në mes të tjerash që gjatë procedurës hetimore, Këshilli ex officio ose me kërkesë të Autoritetit Kompetent i cili ka kërkuar fillimin e hetimeve, mund të suspendojë gjyqtarin ose prokurorin i cili ka bërë shkelje dhe është nën hetime, nëse një gjë e tillë është e nevojshme duke marrë parasysh seriozitetin e shkeljes së supozuar disiplinore dhe të sigurohet integriteti dhe efektiviteti i hetimeve”, shton ai.

Tërnava mendon se, tani është momenti dhe koha që do të duhej tani që ligjvënësit ta sanksionojnë me të njëtin ligj, edhe transparëncën më të madhe në zbatimin e ligjit, duke kërkuar që KPK dhe KGJK t’i bëjnë publike rastet e shkeljes së ligjit nga Gjykatësit dhe Prokurorët, dhe emrat e të njëtëve të bëhen publike, të mos mbahen sekret e të amnistohen tërthorazi, sikur që ka ndodhur në praktikën e deritanishme, kur shkeljet disiplinore janë ‘ndëshkuar’ kryesisht me vërejtje të buta dhe pa penalizime.

Me veprime dhe jetësimin e këtyre ligjeve që duhet të miratohen tani, edhe institucioni i drejtësisë do ta kryej punën e vetë më me përgjegjësi dhe në mënyrë më efektive. Me siguri që në shumë vende punë në sistemin e drejtësisë, Prokurori dhe Gjykata, pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të ligjit të ri, do të ketë ndërrime të ndryshme të atyre dembelëve me ata që janë më të përpiktë, dhe çdo kush për punën e tij, dhe secili për punën e vetë  do t’iu jep llogari përgjegjësve të tyre sipas hierarkisë, kështu që edhe efikasiteti i tyre do të jetë më në nivele se deri më tani dhe ndoshta në një të ardhme jo të largët, lëndët si deri më tani, nuk do të flejnë ma në sirtarët e atij institucioni”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat