Nga vendimi i kryeministrit Kurti deri te humbja e Serbisë, ja çfarë u bë e qartë

Politika

Nga vendimi i kryeministrit Kurti deri te humbja e Serbisë, ja çfarë u bë e qartë

Nga: A.M. Më: 3 tetor 2021 Në ora: 14:53
Albin Kurti

Për trembëdhjetë ditë, pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak ishin të bllokuar nga serbet.

Vendosja e barrikadave erdhi pas vendimit të kryeministri të Kosovës, Albin Kurtit për reciprocitetin mbi targat e automjeteve të Serbisë.

Për shkak te tensionimit të situatës në veri, përfaqësuesit e dialogut nga Kosova dhe Serbia kanë arritur më 30 shtator marrëveshje për targat.

Pjesë e kësaj marrëveshje në Bruksel, ishte edhe zhbllokimi i dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak.

Pra, këtë të shtune u larguan barrikadat e vendosura nga serbet, si dhe njësia special e Kosovës. Kjo e fundit, u zëvendësua nga pjesëtarët e KFOR-it

Profesori Milazim Maraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Serbia në Evropë sillet si kopil i Rusisë në territorin e Evropës.

“Pas skadimit të afatit për marrëveshjen që ishte arritur për targat e makinave te Kosovë në Serbi dhe të Serbisë në Kosovë, ndodhi fillimi i reciprocitetit për targa nga Qeveria e Kosovës, që është një pjesë e vogël e marrëveshjeve të arritura, të nënshkruara dhe jo të respektuara nga pala serbe. Serbia në Evropë sillet si kopil i Rusisë në territorin e Evropës. Apo  si fëmije fatkeq tekanjoz që nuk pranon duke qarë kur ngatërrohet më gabime të veta. Padrejtësisht u formua ky shtet, pa kulturë dhe komponentë të nevojshme u njoh  si komb për të sjellë fatkeqësi  fqinjëve, rajonit, Evropës dhe Botës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Maraj ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur që nga vendosja e reciprocitetit nga kryeministri i Kosovës për targat serbe, vendosja e barrikadave në veri të vendit deri tek deklaratat e zyrtarëve të Serbisë.

“Në këtë rast për dhjetë ditë njësia speciale e Kosovës qëndroj në dy fshatra të vogla të banuara kryesisht  më qytetarë serb për të siguruar doganieret në këto dy pika kufitare. Policia speciale e Kosovës u provokua, pa ndërprerë nga civilet serb që kishin zënë rrugën me automjete, sipas kërkesës së presidentit hibrid të Serbisë, por nuk reaguan. Për këtë kohë qytetaret serb u maltertuan duke bartur në krah valixhe e çanta për dy tre kilometra rrugë të zënë nga makina të protestuesve të manipuluar nga Serbia. Aleksandër Vuqiq e tregoj forcën e vet të mjerë, solli aeroplan. Helikopter, tanke, ushtarë në Rashkë dhe Pazar për të i dal përpara njësisë speciale të policisë së Kosovës. Pastaj këtu erdhën edhe spiun të njohur rus dhe më në fund Vuqiqi i solli edhe ambasadorin dhe kërkojë që të sillen ushtarët rus në Serbi për një manovër që ka për qellim të tregojnë forcën e prindit të tyre  kur këta do të rrezikohen nga policia e Kosovës. Serbia kërkojë të vendoset KFORI-n në kufij nga se serbet po rrezikohen nga policia  e Kosovës që ai i quan policia e shqiptarëve. Pastaj në deklaratën e tij tha nëse marrëveshja e pranueshme por nëse diçka shqiptaret fillojnë aty do të ngritën përsëri qytetaret serb. Kjo deklaratë tregoj publikisht së serbet në kufij me Serbinë do të vazhdojnë të jenë të manipuluar në vazhdimësi dhe do të përdorën si elemente që e mbajnë Vuqiqin dhe klikën e tij në pushtet.  Pas këtij aktiviteti ai u shtri në spital nga se kishte përjetuar rëndë njësinë speciale të policisë së Kosovës. Gjendjen e rëndë shëndetësorë të presidenti serb e publikojë Bernabiq”, është shprehur Maraj për “Bota sot”.

Sipas tij, veprimi i kryeministrit Kurti për reciprociteti ishte i matur dhe me këtë veprim ai e ka detyruar Serbinë, Rusinë, si dhe përfaqësuesit e BE-së, si Borel e Laçak të sillen më seriozisht me Kosovën.

“Kryeministri i Kosovës zgjodhi me vend këtë datë për të filluar reciprocitetin më Serbinë. Por ishte sjellja e tij adoleshente e pa studiuar mirë, që këtë veprim e kishte marrë pa një bisedim më miqtë tonë. Pasi që SHBA nuk na ka penguar asnjë herë në veprimet tona për të bërë Kosovën shtet. Ndoshta nuk do të kishte nevojë për këto bisedime në Bruksel. Ai pati  paralajmëruar Kancelaren  Merkel se reciprociteti do të ndodhte. Si do që të jetë ky veprim ishte më i matur se ai i tarifave 100%.. Për këtë arsye tani nuk po sulmohet si Kryeministër  jo bashkëpunues i pa aftë dhe i pa përshtatshëm. Ky nuk është ndonjë veprim i madh që ka shumë peshë por është një veprim i vogël që detyroj të lëvizin Serbia, Rusia në njërën anë dhe Borel e Laçak të sillen më seriozisht me Kosovën përkundër simpatisë që e kanë për Serbinë”, ka shuar ai për “Bota sot”.

Më tej, profesori ka treguar se çfarë ka shpërfaq vendim i Qeverisë së Kosovës për targat.

“Ky veprim i drejt i qeverisë së Kosovës shpërfaqi shumë gjëra që deri tani kanë qëndruar si prushi nën hi.  Në këtë gjendje të krijuar Serbisë nuk i mbeti tekst i pranueshëm për përgjigjeje. Andaj vazhdoj me retorikën monotone për serbet e rrezikuar në Kosovë. Tani edhe serbet e Kosovës edhe ata intelektual në Serbi e kanë të qartë se rreziku i serbeve vjen nga Vuqiqi dhe klika e tij që janë pengë të interesave ruse. Krimineli Millosheviq me bekimin e popëve serb u zotuan që nuk do ta lejojnë asnjë pjesë të Jugosllavisë të shkëputet dhe ja si përfundoj betimi i Millosheviqit dhe bekimi popëve serb. Pasardhësi i tij që betohej që do të vrite 100 mysliman për një serb tani kërcënon me një luftë, duke nxjerr para kamerave serb lokal me thika edhe pse ishte i sigurte që policisë së Kosovës do të i duheshin dy orë për ta pastruar atë terren nga automjetet dhe tendat e tyre. Pastaj ata helikopter dhe avion do ta kishin fatin e atyre që sulmuan në Koshare”, ka theksuar Maraj.

Po ashtu, ai ka komentuar edhe veprimet e Policisë së Kosovës, duke thënë se ata ishin ishte profesionale në gatishmëri.

 “Policia e Kosovës ishte profesionale në gatishmëri dhe shumë e qetë në kryerjen e detyrës së vet. SHBA vlerësoj të drejt reciprocitetin, BE, tani ishte  më reaktive. Kurse edhe NATO u aktivizua. SHBA, BE, dhe NATO thanë se kishte ardhur koha për të zgjedhur konfliktin. Presidentja e Komisionit Evropian Ursulla von der Lyen vizitojë rajonin. KFOR-i doli në terren por u deklaruan se nuk do të i merr kompetencat e policisë së Kosovës. Vuqiq edhe pse ishte i “sëmur” kishte biseduar më Jens Stoltenberg” kjo mund të mos jetë fare e vërtetë por edhe nëse ka biseduar kjo do të thotë se ka kërkuar ndihmë që të ndalet konflikti i konstruktuar nga ai vet, po ashtu nuk u publikua ndonjë përgjigje nga ai. Përkundër kërkesës së Rusisë që NATO dhe BE të ndikojnë që të largohet njësia speciale e Kosovës ata nuk e kërkuan këtë gjë”, ka vlerësuar ai.

 Maraj ka deklaruar se Serbia ka pësuar humbje pasi që reciprociteti ka mbetur në fuqi.

 “Serbia pësoj humbje në këtë rast, Reciprociteti mbeti në fuqi. Vuqiq para serbeve në Kosovë dhe Serbi tregohet i pa sinqertë. Ai deklaroj gjeja propozimi i tij ishin tiketat ngjitëse, ai këto nuk i bëri ndërsa shoferet që vinin nga Serbia targat i mbuluan dhe morën targa të përkohshme të Kosovës në pikat tjera kufitare. Kërkesa e Vuqiqit ishte që situata të kthehet në gjendjen e para 20 shtatorit  pastaj ai pranojë  tiketat që në Kosovë mbulojnë shenjë (SRB ).Nëse Presidentit hibrid serb i duket që çdo gjë po shkon ne rregull atëherë edhe neve na konvenon.  Mbrojtja e Jugosllavisë ka filluar më barrikada dhe ka përfunduar më kufij shtetëror. Kjo praktikë është made in Serbia”, ka thënë ai.

Në fund, Maraj ka treguar se çfarë kanë të qartë të gjithë institucionet vendimmarrëse.

“Tani pothuaj se të gjitha institucionet vendimmarrëse e kanë të qartë se kush i rrezikon serbet në Kosovës dhe Serbi. Ata nuk rrezikohen nga policia e Kosovës që nuk reagon ndaj provokimeve jo njerëzore serbe por loja politike me armët dhe ushtria serbe që mbahet afër kufirit më Kosovën. Ata i rrezikon dhe i sakrifikon Rusia që sillet si pronar i Serbisë. Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i dërguar i posaçëm i SHBA-së nëpër Ballkanin Perëndimor ekspert i diplomacisë tha se SHBA mbështet reciprocitetin e Kosovës. Rasti i Malit të Zi, kërcënimet për ndarjen e Bosnjës dhe tani kërcënimet serbe duke mbajtur pranë spiun dhe ambasador rus pas  fillimit të zbatimit  të  reciprocitetit me Serbinë  në Kosovë kanë shpërfaq mjaftueshëm  situatën në favor të Kosovës, Duhet vetëm të kemi kujdes në hapat tjerë”, ka përfunduar Maraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat