Asociacioni i dëmshëm dhe shkatërrimtar për shtetin/Juristi kërkon reciprocitet me Serbinë për Sanxhakun dhe Kosovën Lindore

Politika

Asociacioni i dëmshëm dhe shkatërrimtar për shtetin/Juristi kërkon reciprocitet me Serbinë për Sanxhakun dhe Kosovën Lindore

Nga: A.SH Më: 3 tetor 2021 Në ora: 21:12
Albin Kurti, Aleksandar Vuçiq; foto ilustrim nga "Bota sot"

Profesori Muhamet Kelmendi ka komentuar çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Kjo çështje trajtohet edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku Kosova kundërshton ashpër një Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Ai ka thënë se, në çfarëdo formë që organizohet Asociacioni serb, ai i bënë bazat e një shteti të ardhshëm serb, sepse me atë jepet mundësia e vetë organizimit dhe të shpalljes së shtetit serb. Sipas tij, në Asociacion duhet domosdo të futet reciprociteti.

“Çështja e Asociacionit me komunat me shumicë serbe në Kosovë nuk është hequr nga tavolina e dialogimit. Deklaratat e ambasadorëve të SHBA dhe të Anglisë për Asociacion, sikundër edhe të z.Lajçak e Borelj, dje më së largu, por duke mos i theksuar kompetencat, është gjë shumë domethënëse për dialog. Mirëpo duhet thënë se në çfarëdo formë që organizohet Asociacioni serb ai i bënë bazat e një shteti të ardhshëm serb, sepse me atë jepet mundësia e vetë organizimit dhe të shpalljes së shtetit serb. Në Asociacion duhet domosdo të futet reciprociteti. Me këtë kërkohet qartë që edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës të kenë Asociacion dhe në Sanxhak të vendoset Autonomia për atë vend. Këto dy çështje shkojnë bashkë me Asociacionin serb në Kosovë. Kurrsesi nuk duhet të ndahen me veprim njëra nga tjetra. Kjo, në njërën anë dhe, në anën tjetër, vetë organizimi i Asociacionit serb është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thotë ai.

Profesori deklaron që nuk lejohet në shtete unitare dhe dyshkallës, subjekte që e dëmtojnë atë formë të organizimit të pushtetit.

Image
Muhamet Kelmendi

 

“Nuk lejohet në shtete unitare dhe dyshkallës subjekte që e dëmtojnë atë formë të organizimit të pushtetit. Dyshkallëshmëria është e domosdoshme për shtetet e tilla. Çdo veprim a organizim që shpie në nivele tjera të pushtetit është i dëmshëm dhe shkatërrimtar për shtet. Po unë nuk jam për asociacione! Në fakt unë dua këtu edhe një herë të kërkojë që të mendohet për vijnë e re kufitare në shtetin serb. Kosovës i takon Ujmani, Mitrovica dhe Trepça, në kuadër të asaj ane, si territore historike të Kosovës. Pjesa tjetër e veriut ikë nga sovraniteti i Kosovës. Natyrisht se këtu vije tërësisht Lugina e Preshevës si vend për tërheqjen të kufijeve. Ajo duhet të kaloj në Kosovë. Ndërsa, brenda vendit asnjë ex-territorialitet nuk duhet lejuar”, shprehet më tutje profesori.

Në fund, deklaron se Kosova e ka mundësinë për bashkimin me Shqipërinë, jo në union, por maksimalisht në Federatën Shqiptare të shtetit, si formë e mundshme e organizimit të shtetit.

“Çdo objekt që mendohet të ruhet është NATO dhe vetëm këtij subjekti duhet dhënë kompetenca. Një formë e tillë e tërheqjes së kufijve ndërton përfundimisht një bazë të mirë të marrëdhënieve me shtetin serb. Kosova është e tillë vetëm, si e tillë dhe fiton kështu të drejtën e bashkimit të saj me Shqipërinë, jo në union, por maksimalisht në Federatën Shqiptare të shtetit, si formë e mundshme e organizimit të shtetit. Ka edhe modele tjera të shtetit. Kjo është një formë e domosdoshme që Qeveria, partitë politike, Kuvendi, çdo subjekt në Kosovë duhet të mendon dhe urgjentisht të vendoset për veprim. E ardhmja është të bashkimi”, përfundon profesor Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat