Të akuzuarit e Gjykatës Speciale marrin miliona euro, Gazmend Halilaj: Tmerr çfarë po ndodh! Të ndalen këto para, ata akuzohen si individ, e jo...

Politika

Të akuzuarit e Gjykatës Speciale marrin miliona euro, Gazmend Halilaj: Tmerr çfarë po ndodh! Të ndalen këto para, ata akuzohen si individ, e jo...

Nga: N.Sh. Më: 4 tetor 2021 Në ora: 16:21
Gazmend Halilaj, foto ilustrim nga "Bota sot"

Rreth 4.5 milionë euro janë shpenzuar deri më tani nga të akuzuarit e Gjykatës në Hagë, të cilët kanë paguar avokatët e tyre përmes ndihmës financiare që Qeveria e Kosovës ua ofron.

Të gjithë të akuzuarit nga kjo gjykatë që rezultojnë të jenë ish-pjesëtarë të UÇK-së, kanë përfituar nga ‘dora’ e shtetit miliona euro.

Të akuzuarit po përfitojnë këto para, sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara, të votuar në vitin 2015, kur në të njëjtën kohë ishte votuar edhe ligji tjetër që garantonte të akuzuarve potencialë mbështetjen financiare.

Ky vendim u pa si politikë nga monitoruesit e sistemit të drejtësisë dhe vazhdimisht u kritikua për faktin se gjithsecilit ish-pjesëtar të UÇK-së i garantohet qasje në fondet publike për të paguar avokatët apo ekipin mbrojtës para Dhomave të Specializuara.

Këtu nuk merren parasysh se a ka pasuri apo mjete financiare i akuzuari që të paguajë vet ekipin mbrojtës.

Ish-pjesëtarëve të UÇK-së nuk iu kërkohet asnjë dëshmi sesa kanë pasuri ose të holla në dispozicion, mirë automatikisht kanë të drejtë të kërkojnë ndihmë financiare për t’i paguar avokatët që i mbrojnë.

Edhe tash avokati Gazmend Halilaj nuk po pajtohet që shteti t’ua paguaj avokatët të akuzuarvë të Hagës.

Halilaj i cili ka qenë gjithmonë i ashpër me qeveritë e kaluara, sidomos me sistemin e drejtësisë, por edhe që ka vazhdon të mbrojë Gjykatën Speciale, kërkon që të rishikohet ky vendim.

Halilaj po kërkon nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që të rishikon këtë vendim, dhe pyet se pse duhet të ju jepen miliona euro të akuzuarve.

Ministrja e Drejtësisë, zonja Albulena Haxhiu duhet të rishikojë vendimin nga Qeveritë e kaluara, se pse duhet të u jepen miliona euro për mbrojtësit e të akuzuarve nga Gjykata Speciale, aq më tepër derisa të njëjtit kanë të angazhuar nga disa mbrojtës dhe atë krejt të huaj”, thotë Halilaj për gazetën “Bota sot”.

Halilaj shprehet se, Gjykata e ka buxhetin e saj.

Në anën tjetër, sipas ligjeve në fuqi, avokatët iu paguhen nga shteti, vetëm të akuzuarve të varfër, që me pagesën e mbrojtësit cenohet rëndë gjendja financiare e familjes së të pandehurit. Deri më tani secili nga ne e dinë gjendjen financiare të të akuzuarve”, shprehet Haliaj.

Ai shton se, ky vendim i Qeverisë duhet të stopohet.

Unë kërkoj që të stopohet ky vendim dhe mos të shpenzojmë miliona euro për të akuzuarit, e që një pjesë e madhe e tyre janë milionerë. Nuk e di ku ka qenë qëllimi i gjithë kësaj, mirëpo, është e papranueshme që nga shteti i Kosovës, të shkojnë paret e buxhetit tek disa të akuzuar nga Specialja. Me para nuk mbrohet drejtësia, dhe ai që është i drejt me çfarëdo avokati do të dal fitues. Ata nuk po akuzohen si Ushtri apo si shtet, por si individ. Në këtë formë shteti paguan kur paditet apo akuzohet shteti, prandaj shumat milionëshe në fillim të procesit ende pa fillua shqyrtimi fillestar dhe derisa tani janë vetëm më pas se 10 të akuzuar. Por, çka ndodh nëse numri arrinë në 100 veta apo çka ndodh kur të fillojë vërtetë beteja juridike? Atëherë na duhen pagesa miliardëshe. Tmerr!”, përfundon avokati Gazmend Halilaj.

Ndryshe, nga ky buxhet ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka përfituar 792,250 euro.

I dyti për nga shuma e përfituar është kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, me gjithsej 729,750 euro.

Nga buxheti i Kosovës deri më tani mbrojtja e ish-eprorit të UÇK-së, Rexhep Selimi ka përfituar 724, 00 euro.

Për mbrojtjen e ish-kreut të UÇK-së, Hashim Thaçi deri në muajin korrik 2021 janë paguar gjithsejtë 661,901 nga buxheti i Kosovës.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, ka përfituar 582,950 euro.

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa ka përfituar gjithsej 545,620 euro për mbrojtjen e tij.

Kurse ish-eprori i UÇK-së, Kadri Veseli ka përfituar 379,724 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat