Vjen thirrja për kujdes nga Serbia, planet kundër Kosovës ende të ‘gjalla’ – po mbështeten nga Rama

Politika

Vjen thirrja për kujdes nga Serbia, planet kundër Kosovës ende të ‘gjalla’ – po mbështeten nga Rama

Nga: A.M Më: 4 tetor 2021 Në ora: 20:29
Aleksandar Vuçiq, Albin Kurti dhe Edi Rama; foto ilustrim nga "Bota sot"

Para pak ditësh në Novi Sad u mbajt një samit për projektin e “Ballkanit të Hapur”, mirëpo në këtë takim munguan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Tensionet e forta dhe rreziku i një përplasje ushtarake në veri të Kosovës, pas vendimit për reciprocitetin e targave, thuhet se ishin arsyet e mos pjesëmarrjes së kryeministrit Rama dhe presidentit Vuçiq në samitin e radhës të “Ballkanit të Hapur”.

Opinionisti Skënder Kapiti në një prononcim për gazetën “Bota sot” e komentoi samitin e mbajtur në Novi Sad për “Ballkanin e Hapur” dhe mungesën e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit, në këtë ngjarje.

Ai u shpreh se kjo mos pjesëmarrje e vërteton faktin se ky projekt nuk do të funksionoi, pasi ëshë një marrëveshje e një anshme dhe në interes vetëm të Serbisë.

Image
Opinionisti Skënder Kapiti

“Mos pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama dhe e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në samitin e radhës të “Open Ballkan” i parashikuar për t'u mbajtur në Novi Sad, vërteton se kjo marrëveshje nuk ka për të funksionuar, sepse është një marrëveshje trepalëshe, por me interes të njëanshëm, në interes të Serbisë”, deklaroi opinionisti.

Sipas Kapitit, Rama nuk mori pjesë në samitin e Novi Sadit vetëm për faktin se mungoi Vuçiqi atje, dhe jo për shkak të tensionimit të situatës në veri të Kosovës.

“Fakti që atje nuk shkoi jo vetëm Vuçiqi, por as homologu dhe bashkë ideatori dhe mbështetësi kryesor i tij për minishengenin , Edi Rama kryeministri i Shqipërisë, tregon atë se ku dhe si sillet Vuçiq atje është dhe ashtu sillet edhe Edi Rama. Kriza apo tensioni që u shkaktua në lidhje me reciprocitetin e targave të automjeteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Edi Rama i dha mbështetje Kurtit, por nëse ai është me të vërtetë me qeverinë kosovare dhe me Kurtin duhet që të ishte tërhequr nga “Ballkani i Hapur”. Tani Rama nuk shkoi në takim, pse ishte kundër Vuçiqit, apo nuk shkoi në atë takim pse nuk shkoi as Vuçiqi?”, deklaroi ai.

Këtë deklaratë, opinionisti e bazoi në faktin se Rama ka qenë më afër Vuçiqit dhe Beogradit, se sa Kurtit dhe Prishtinës.

Madje, ai përmendi edhe faktin se Rama e ka mbështetur projektin për ndarjen e Kosovës. Gjithashtu, ai kërkoi të tregohen të kujdesshëm ndaj Serbisë, pasi nuk ka hequr dorë ende nga planet dhe projektet kundër Kosovës.

“Ky hamendësim vjen edhe vetvetishëm po të merret parasysh se Rama më afër dhe më pranë ka qenë me Vuçiqin dhe me Beogradin edhe për ndarjen e Kosovës, pra ka qenë në një linjë me Beogradin për të dy rastet dhe jo me Prishtinën dhe Kurtin, dhe natyrisht edhe e ka të vështirë që të “prishet” me Vuçiqin. Duhet pasur kujdes nga Serbia, se nuk pushon dhe nuk heq dorë nga planet e projektet anti-shqiptare kundër Kosovës, dhe nuk e di a e kanë kuptuar tashmë Tirana dhe Kryeministri Rama?!”, përfundoi Skënder Kapiti, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat