Juristi tregon kush janë mbrojtësit e krimit serbomadh ndaj shqiptarëve/ Ja pse nuk kërkohen dosjet nga Serbia?

Politika

Juristi tregon kush janë mbrojtësit e krimit serbomadh ndaj shqiptarëve/ Ja pse nuk kërkohen dosjet nga Serbia?

Nga: A.SH Më: 4 tetor 2021 Në ora: 22:30
Foto ilustrim "Bota sot" - krimet serbe në Kosovë

Serbia po vazhdon akoma të kërkojë që të hapen arkivat e UÇK-së. Duke aluduar që Kosova është agresori e jo viktima. Dihet që në fakt është e kundërta.  

Juristi Muhamet Kelmendi, ka thënë që Serbia është ajo e cila duhet t’i hapë dosjet e veta për krimet të cilat ka bërë në Kosovë.   

Image

“Është alogjike edhe tepër injorante ndaj çështjes sonë kombëtare dhe Kosovës që tash të kërkohen dosjet e UÇK-së. Dosje mbi dosje mbi krimet e organizuar në Kosovë ka shteti serb. Atje duhet kërkuar dosjet dhe atje del terrori i vërtetë në Kosovë. Është mirë dhe fakt deklaratat e z. Haradinaj. Megjithatë, nga dosjet, edhe nëse ka ndokund të mbetur, nuk mendoj se del gjë antiligjore dhe e dëmshme. UÇK ka luftuar kundër pushtueseve serbo-mëdhenj dhe egërsisë fashiste serbe në Kosovë. Këtu nuk ka krim! Në fakt këtë e dinë të gjitha mekanizmat ndërkombëtar relevant. NATO i ka faktet. Ka edhe UE dhe SHBA”, ka thënë ai.

Ai ngrit pyetjet duke shtuar se pse nuk po kërkohen dosjet nga shteti serb?   

“Po pse nuk kërkohen dosjet nga Serbia? Turp për faktorin ndërkombëtar! Bëhen masakra masovike mbi një popull dhe nuk dënohet askush! Përdhunohen mbi 20 mijë femra shqiptare nga kriminelët serbë dhe nuk ka dënim! Dëbohem mbi 1 milionë shqiptar dhe shteti serb nuk përgjigjet! Dëmet materiale shkojnë në dhjetëra miliarda euro dhe nuk ka dëmshpërblim! Këto janë fakte dhe këto bien mbi UE , NATO-në OKB dhe çdo shtet në botë”, shprehet juristi.    

Në fund ai shton që pas gjithë këtyre po qëndron Rusia dhe Kina të cilat e mbrojnë krimin serbomadh ndaj shqiptarëve.

“Po pse mbrohet dhe po përkrahet një shtet që duhet të vihet nën mbikëqyrje ndërkombëtare! Pse? Thjeshtë: Është në pyetje Rusia dhe Kina si mbrojtëse e krimit serbomadh ndaj shqiptarëve dhe të shtetit serb. Këtu nuk ka drejtësi! Ka forcë ushtarake, ekonomike dhe politike. E ata po e mbrojnë Serbinë kriminale dhe fashiste. Për këtë nuk po dënohet Serbia”, përfundon Muhamet Kelmendi për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat