Paralajmërohen dëshmi tronditëse në Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Politika

Paralajmërohen dëshmi tronditëse në Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Nga: P.R Më: 5 tetor 2021 Në ora: 20:31
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Në Gjykatën Speciale në Hagë tashmë ka filluar gjykimi i Salih Mustafës, i cili po ballafaqohet me dëshmitarët që Specialja i ka kundër tij.

Deri më tani, tre dëshmitarët që kanë dëshmuar, e kanë akuzuar Mustafën se ka marr pjesë në maltretimin e tyre.

E dëshmitari i tretë ndaj Mustafës ka thënë se atë e kanë rrahur e maltretuar në forma të ndryshme, goditur me mjete të ndryshme të forta, djegie me qiri dhe me rrymë elektrike.

“Aty kam ndejt 17 netë, 18-n ditë jam liruar prej atij vendi, aty ka ndodh çdo ditë lloj-lloj torturash, kemi ndejt aty dhe kemi ndejt duke prit kush po vjen me të rreh, me të marrë me të dërgu në ahur dhe me të rreh, sa më kujtohet[…]Na kanë rrahur shkelma, boksa, stupca, shufra ka pasur diçka të hekurt, na kanë djeg me qiri ta mbanin qirin në shpinë, të djegshin në lloj-lloj mënyre, me rrymë, e kanë pasur një si kuti me rrymë t’i lidhnin këmbët, ka pasur lloj-lloj torturë”, ka thënë dëshmitari.

E dëshmi edhe më tronditëse po paralajmëron analisti politik, Faton Mehmeti, sipas të cilit, do të dalin në pah posa të fillojë gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Image
Faton Mehmeti

“Përderisa aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit janë më të rënda, edhe dëshmitë ndaj tyre do të jenë tronditëse. Edhe dëshmitë e dëshmitarëve ndaj Mustafës po dalin të jenë të rënda, paramendo çfarë do të jenë ndaj Thaçit dhe Veselit”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, në Speciale do të zbardhet e vërteta për SHIK-un, shërbim të cilin e kishte udhëhequr Kadri Veseli.

“Shpresoj se të zbardhet e vërteta e SHIK-ut, kjo është në interes të të gjithë familjarëve të të vrarëve për të ditur një herë e mirë se kush i vrau ata. Në Hagë besoj se do të dal në dritë e vërteta e SHIK-ut, me Kadriun si shef i saj”, shprehet Mehmeti.

Për fund, Mehmeti dekalron se po vjen momenti i së vërtetës së hidhur për Hashim Thacin dhe të tjerët.

“Natyrisht se e vërteta pritet të dal në pah, të cilës gjë Thaçi i është mundur të shmanget me çdo kusht, aq sa ishte në gjendje edhe të jepte territor për të shpëtuar e vërteta nuk fshihet, do të dal në pah. Po troket momenti i së vërtetës së hidhur për Hashimin dhe të tjerët”, përfundon për “Bota sot”.

Kujtojmë se në Gjykimin që ka nisur ndaj Salih Mustafës, prokuroria tha se të gjitha viktimat e tij ishin anëtar të LDK-së.

“Asnjë prej provave të mbrojtjes nuk i hedh poshtë akuzat, alibia nuk i hedh poshtë ato. Mbrojtja pretendon se krimet thjeshtë nuk kanë ndodhur fare, asnjëherë. Pretendojnë se nuk ka pasur as marrje në pyetje, rrahje, keqtrajtim apo abuzim. Sipas tyre asnjëra prej këtyre krimeve nuk kanë ndodhur. Provat do të dëshmojnë se këto krime kanë ndodhur dhe që Mustafa është përgjegjës për to. Të gjitha viktimat ishin shqiptarë të Kosovës. Askush nga burrat e ndaluar nuk përbënte kërcënim ushtarak për UÇK-në. Ata po përpiqeshin të siguronin jetesën duke bërë tregti nëpër tregje lokale. “Faji” i tyre ishte se i përkisin një partie të caktuar politike – LDK-së”, tha Cezary Michalczuk nga Zyra e Prokurorit të Specializuar Jack Smith.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat