Vuçiqi u ‘kall’, u ‘sëmur’ dhe u ‘inatos’ me Albin Kurtin, ky veprim i kryeministrit tronditi Serbinë, por Ramushi e quan ‘goditje’ për Kosovën!

Politika

Vuçiqi u ‘kall’, u ‘sëmur’ dhe u ‘inatos’ me Albin Kurtin, ky veprim i kryeministrit tronditi Serbinë, por Ramushi e quan ‘goditje’ për Kosovën!

Nga: N.Sh Më: 6 tetor 2021 Në ora: 23:31
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se i ka dhënë dy goditje Kosovës.

Sipas tij, njëra është me marrëveshjen e Brukselit për reciprocitetin me targat serbe, dhe e dyta sipas tij, për refuzimin e gazit amerikan.

Mirëpo, me këto deklarata nuk po pajtohet profesori Sulejman Mehazi.

Profesori thekson se marrëveshja e Brukselit ka pikëlluar e nervozuar jo vetëm Serbinë, por edhe partitë opozitare në Kosovë, kjo për shkak se reciprociteti u dha leksione politike.

Marrëveshja e qeverisë së Kurtit me Serbinë në Bruksel me rastin e reciprocitetit të targave serbe brenda territorit të Kosovës ka pikëlluar e nervozuar jo vetëm palën serbe, por edhe  partitë opozitare të Kosovës, për shkak se reciprociteti i Kurtit ndaj targave serbe ju dha leksione politike jo vetëm palës serbe, por edhe opozitës së Kosovës”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Mehazi e pyet Haradinajn se pse Vuçiqi nuk u kall me taksën prej 100% të mallrave serbe, por me reciprocitetin e Kurtit u sëmurë?

E pyesim ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se pse Vuçiqi nuk u kall me taksën 100% të mallrave serbe gjatë qeverisjes së tij, por u zjarrmos, u inatos e u sëmur me targat e makinave serbe, rebelimi i Vuçiqit u pa me prurjen e policëve, ushtarëve, tankeve e avionëve serbe në vijën kufitare të Kosovës”, thekson Mehazi.

Profesori tutje shprehet se, reciprociteti e preku në palcë Vuçiqin, dhe kjo ishte tronditëse për Serbinë.

Sipas tij, kjo është më e suksesshme sesa reciprociteti ndaj mallrave serbe.

Reciprociteti i Albin Kurtit ndaj targave serbe e preku në palcë Vuçiqin për shkak se mallrat serbe të reciprocitetit 100% të qeverisë se Haradinajt nuk kishin pengesa të kamionëve serbe në Kosovë, reciprociteti i qeverisë së Kurtit ishte kundërvepruese e tronditëse ndaj Serbisë, tani më mallrat serbe nuk mund të hynë në Kosovë me targat serbe, po me të Kosovës, reciprocitetit i targave serbe i Albin Kurtit doli më i suksesshëm sesa reciprociteti i mallrave serbe të ish-qeverisë së Haradinajt, jo vetëm ndaj politikës agresive të Vuçiqit, po doli i suksesshëm edhe ndaj BE-së e SHBA-së në Bruksel”, shton ai.

Ai madje e quan hajgare reciprocitetin e Ramush Haradinajt kur ia vendosi Serbisë për mallrat serbe.

Reciprociteti i Albin Kurtit i targave serbe doli serioz ndaj Serbisë, kurse mallrat 100% serbe të Haradinaj e kishin kuptimin e hajgareve politike ndaj Serbisë”, përfundon profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat