Lojë fjalësh/Serbia nuk është e interesuar për zgjidhje, ja çfarë tregojnë deklaratat e Vuçiq

Politika

Lojë fjalësh/Serbia nuk është e interesuar për zgjidhje, ja çfarë tregojnë deklaratat e Vuçiq

Nga: A.SH Më: 7 tetor 2021 Në ora: 14:31
Samiti në Bordo të Sllovenisë

Dje në Samitin e mbajtur në Bordo të Sllovenisë, ishin pjesëmarrëse vendet e Ballkanit perëndimor dhe ato të BE-së.

jesë e samitit ishin edhe Kosova e Serbia, ku u diskutua për dialogun mes tyre, kryesisht vazhdimin e tij.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Samitin në Slloveni deklaroi se shteti i tij nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet Bashkimit Evropian, nëse nuk zgjidh çështjet e pazgjidhura me Kosovën.

“Pa i zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së”, tha ai.

Juristi dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se deklarata nga ana e Serbisë është thjeshtë lojë fjalësh.

Image
Blerim Burjani

 

“E pranon se zgjidhja e problemit të Kosovës është e rëndësishme, në anën tjetër kjo zgjidhje është e ndryshme nga ajo që pret Kosova si zgjidhje me Serbinë, kjo është lojë fjalësh por asgjë më shumë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia nuk është e interesuar për një zgjidhje, se po të ishte, kaherë ishte marrë vesh me Kosovën. Burjani ka shtuar se BE nuk duhet të merret me retorikën e Serbisë.

“Serbia po të ishte e interesuar për BE, kaherë do të ishte marrë vesh me Kosovën për zgjidhje, kjo e dëshmon që 20 vjet gjendjen siç është, pra nuk ka shumë lojë për fjalë te tilla, duhet angazhim i qartë e i sinqertë, e jo zgjidhjen që e shndërron në politika mesjetare, pra është kjo retorikë dhe BE nuk duhet më të merret me retorikën. Kjo retorikë është e dëmshme dhe nuk sjell asnjëherë ndonjë zgjidhje”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat