Media ndërkombëtare veçon fjalimin e Kurtit në Slloveni: Ja me çka lidhën rezervat e Kosovës ndaj BE-së

Politika

Media ndërkombëtare veçon fjalimin e Kurtit në Slloveni: Ja me çka lidhën rezervat e Kosovës ndaj BE-së

Nga: A.Zh Më: 7 tetor 2021 Në ora: 16:37
Albin Kurti

Mediumi i njohur ndërkombëtar, Politico.eu, i ka kushtuar vëmendje Samitit të mbajtur dje në Slloveni midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në këtë shkrim, media shkruan se udhëheqësit e BE -së mbështesin ‘zgjerimin’ për vendet e Ballkanit - vetëm jo së shpejti, përcjell Bota sot.

Media ka veçuar edhe fjalimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili ka mirëpritur deklaratën e Samitit, me disa rezerva.

"Ne mirëpresim deklaratën me disa rezerva", ka thënë Kurti në fjalën e tij.

Me të mbërritur, Kurti kishte thënë: "Në marrëdhëniet tona drejt BE-së, ne jemi kritikë, por pa u hidhëruar dhe pa pasur frikë."

I pyetur më vonë në lidhje me deklaratën e samitit, kryeministri Kurti tha, "sigurisht, unë jam kritik, sepse mund të kishte qenë më mirë, por unë ende shpresoj se BE -ja do t'i qëndrojë besnike thelbit të saj, që është zgjerimi."

Sipas Politico.eu, në rastin e Kosovës, disa nga rezervat e saj lidhen me konfliktin e vazhdueshëm kufitar me Serbinë, por “ndjenja e përgjithshme, për të mirëpritur rezultatet e samitit me rezerva, dukej e përhapur.”/Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat