Eksperti i sigurisë alarmohet me ‘super skandalin’ e krimit të organizuar në sistemin e drejtësisë

Politika

Eksperti i sigurisë alarmohet me ‘super skandalin’ e krimit të organizuar në sistemin e drejtësisë

Nga: N.Sh Më: 7 tetor 2021 Në ora: 21:04
Ilustrim

Sistemi i drejtësisë në Kosovë, që nga paslufta e deri më tani ende vazhdon të jetë një ndër dikasteret më problematike dhe të akuzuara për mos punën e tyre.

Ky sistem në përgjithësi është akuzuar se është i kapur nga politika dhe krerët që udhëhiqen me Kosovën deri në ndryshimin e madh që ndodhi me ardhjen në pushtet të Qeverisë Kurti.

Së fundmi në sistemin e drejtësisë pritet të bëhen ndryshime të mëdha, duke filluar me veting.

E për t’u bërë Kosova shtet ligjor, atëherë duhet t’i përmbahen ligjeve të Kushtetutës, sidomos ligjeve të sistemit të drejtësisë.

Kështu, ish-zëvendësministri i MPB-së Hajrullah Tërnava, thotë se, në këto institucione duhet të punojnë vetëm njerëzit me duar të pastra.

Sipas tij, ky veprim duhet të jetë prioritet i vazhdueshëm i kësaj Qeverie.

Andaj, shton se duhet t luftohen ashpër veprat kriminale, pasi që nuk mund të zhvillohet shteti ligjor nëse nuk luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.

E pas kësaj, Tërnava shton se Kosovës do t’i hapen dyert drejt Bashkimit Evropian.

Image
Hajrullah Tërnava

Kur një institucion shtetëror, e sidomos i drejtësisë inkriminohet në vepra kriminale, aty duhen reforma rrënjësore dhe në përgjithësi, sepse ata që kanë marrë pjesë në ato situata inkriminuese, vështirë që tani pastrohen dhe shkëputen prej atyre veprave kriminale që dikur i kanë krye, dhe që mundë të jenë besnik kondromë ligjit”, thotë Tërnava.

Sipas tij, tash është situata që institucionet e drejtësisë të dëshmojnë luftën kundër korrupsionit.

Fjala e thënë në kriminalistikë se krimi gjithnjë ecë një hap para zbardhjes-zbulimit, e dëshmon këtë situatë të tanishme, prandaj tani edhe situatat në institucionet e drejtësisë e dëshmojnë një gjë të tillë, sikur që është zvarritja në pakufi e gjykimit të rasteve për krim të organizuar, zvarritja e tyre me kurdisjen e mungesës së palëve, është dëshmia më e mirë e lidhjes së ngushtë të gjyqësorit dhe prokurorisë me krimin e organizuar”, potencon ai.

Sipas tij, me këtë zvarritje arrihet qëllimi që  përmes kësaj forme të lojës me rastet e mëdha të krimit, ti zhvlerësojnë ato deri në blerje të dëshmitarëve apo edhe zhdukje të provave.

Sipas një raporti të monitorimit nga Grupi për Studime Juridike dhe politike, për rastet që ndërlidhen më krim të organizuar, shpëlarje të parasë së pistë, zbulohet vazhdimi i zvarritjes për më shumë se një vit të gjykimit të grupit prej 6 të akuzuarave për veprën penale “Pastrimi i parave”, e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës si dhe me Ligjin mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, një proces i filluar 8 korrik të vitit 2020, dhe po vazhdon akoma. Të pandehurit akuzohen se për 7 vite rresht, gjatë periudhës kohore 2010 – 2017, në vazhdimësi, me dashje, në bashkëveprim me njëri – tjetrin, duke e ditur se pasuria e fituar buron nga aktiviteti kriminal, me qëllim të konvertimit, transferimit dhe fshehjes të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë, kanë kryer deponime dhe tërheqje në të gatshme në llogaritë individuale”, shton ai.

Tërnava thekson se, të gjitha seancat që janë shtyrë deri më tani në këtë rast, kanë për arsyetim mungesa të ndryshme, të njëpasnjëshme, anëtarë të trupit gjykues, dëshmitar, avokat…dhe kështu janë mbajtur gjithsejtë 13 seanca, e fundit e shtyrë për mungesë avokatësh është shtyrë për datë tjetër.

Të  dyshuarit akuzohen se kanë kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi” si dhe e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës për rreth gjysmë milion euro, më saktësisht në vlerë prej 459.738.80 euro. Ky grup i dyshuar kriminal është duke u gjykuar pranë Departamentin Special të Gjykatës Themelorë në Prishtinë, për veprën penale “Pastrimi i parave” dhe “Shmangie nga tatimi” por siç raportojnë vëzhguesit e IKD-së për shkak të kurdisjes së mungesave, madje edhe kinse për arsye shëndetësore të ndonjërit nga të akuzuarit, fundi i epilogut të këtij rasti, sikur edhe shumë të tjerave të ngjashme, është i pa parashikueshëm”, potencon ai.

 Ai shton se, nëse shteti i Kosovës dëshiron të zhvillohet si shtet ligjor e që ju përmbahet Ligjeve të Kosovës dhe Kushtetutës së saj, në këto institucione të drejtësisë duhet të punojnë vetëm njerëz të pastë, me duar të pastra, dhe të tregohen efikas në të ardhmen për çdo vepër që është si kontest nëpër këto gjykata.

Ky veprim duhet të jetë me prioritet të vazhdueshëm sepse pa një luftim të ashpër ndaj veprave kriminale, shteti nuk mund të zhvillohet si shtet ligjor që të ju përngjaj shteteve të BE-së në fushën e sundimit të ligjit. Vetëm kur shteti i jonë ti lufton të gjitha të këqijat në përputhshmëri me ligjet, atëherë Kosovës do ti hapen dyert drejt BE-së, e jo si deri më tani që jemi shteti më i izoluar në botë”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat