Paralajmërohet rritja e LDK-së në zgjedhjet lokale

Politika

Paralajmërohet rritja e LDK-së në zgjedhjet lokale

Nga: A.Z Më: 7 tetor 2021 Në ora: 22:57
LDK

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK do të rikthehet në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

LDK pësoi rezultatin më të dobët në histori të saj në zgjedhjet në nivel vendi të 14 shkurtit ku fitoi diku rreth 13% të votave. Por, Haziri thotë se ndryshimet e brendshme do të tregojnë se LDK do të rikthehet fuqishëm.

Lidhur me këtë, analisti Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se LDK mund të ketë rritje lokale, pasi që tani votohet kandidati, pra matet elektorati i LDK-së në komuna.

Tutje ka theksuar se LDK ka kandidatë të mirë dhe të afërm me qytetarët. Madje Krasniqi shtoi se besoj në deklaratën e Hazirit për LDK-në që do të ketë rritje, edhe pse janë përçarë disa bastione të sajë.

“LDK-ja mund të ketë rritje në zgjedhjet lokale, por nëse bazohemi në zgjedhjet e fundit qendrore ato nuk mund të jenë matës për zgjedhjet lokale, pasi që në zgjedhjet parlamentare populli deshi ndryshimin, gjersa në këto zgjedhje votohet kandidati e që këtu matet elektorati i LDK-së nëpër komuna, po ashtu rezultatet do të jenë krejtësisht ndryshe nga ato parlamentar. LDK-ja ka pak ndryshime në kandidatë që i kishte në zgjedhjet e kaluara, mirëpo shumica janë shumë të mirë, të afërm me qytetarët dhe shumë modest, për dallim nga ajo klasa që ishte më parë që nuk i interesonte kërkesa e qytetarit. Tani edhe qytetari është vetëdisuar dhe nuk voton shabllon, sepse edhe ai sot po e kërkon rregullimin e mirëqenien e tij. Andaj edhe unë besojë në deklaratën e z. Haziri se LDK do të ketë rritje edhe pse disa bastionet të sajë janë qarë, por jo fuqishëm, por më një %të vogël”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat