Ish-agjenti i SHIK-ut: Kjo është beteja e vështirë e Albin Kurti – përballja me...!

Politika

Ish-agjenti i SHIK-ut: Kjo është beteja e vështirë e Albin Kurti – përballja me...!

Nga: N.Sh. Më: 8 tetor 2021 Në ora: 16:59
Albin Kurti

Qeveria Kurti, nuk mund të ketë përgjegjësi morale dhe as politike për marrëveshjet që janë nënshkruar në Buksel nga paraardhësit e saj, Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

Kështu po vlerëson ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili thotë se, marrëveshja e Asociacionit, e cila këto ditë është në temë diskutimi, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, është gjetur se është shkelur në 21 pika.

Andaj, sipas tij, edhe pse Gjykata Kushtetuese akoma kontrollohet nga PDK-ja dhe LDK-ja i kishte publikuar këto pika të shkeljes.

Sulmet dhe etiketimet që po i bëjnë tani PDK dhe LDK kundër Qeverisë Kurti, është një situatë e frikshme për ish pushtetarët, sepse ata po i bëjnë këto sulme tani kur janë mbetur pa pushtet dhe kanë nisur të ju dalin në shesh të gjitha keqpërdorimet që i kanë bërë, duke i pasur në të kaluarën të gjitha pozitat e larta të shtetit nën sundim, prandaj këtij kori së fundi ju ka bashkangjitur me të madhe me akuza bllanko edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, i cili të kaluarën e tij në pushtet e ka shijuar si me PDK-në edhe me AAK-në, NISMA, AKR e të tjerët, përveç VV-së”, shprehet Miftari.

Sipas tij, këto sulme janë shpeshtuar pasi që po tentohet të riaktualizohet Asociacioni i Komunave Serbe i nënshkruar nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi.

Prandaj duke e ditur që kjo bashkësi komunash është SHTET në SHTET domethënë me fuqi ekzekutive që ju kanë dhënë sipas marrëveshjes, ajo krijesë realisht është Republikë serbe në Kosovë, prandaj Lista Serbe e luan rolin e Milorad Dodikut të Republikës serbe të Bosnjës, por tani në Kosovë. Qeveria e tanishme e LVV-së nuk ka përgjegjësi morale as politike për këtë marrëveshje që është pranuar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa, e të cilën e ka vlerësuar negativisht me gjetjet e veta kundër kushtetuese Gjykata Kushtetuese që ndoshta akoma kontrollohet edhe sot kryesisht nga PDK dhe LDK”, shprehet Miftari.

Ai tutje tregon se, kjo gjykatë ka gjetur se me Marrëveshjen për Asociacionin është shkelë mbi 21 herë, me 21 pika dhe nene Kushtetuta e Kosovës, si në rastin e parë nga Hashim Thaçi i PDK-së, edhe në të dytin nga Mustafa i LDK-së.

Edhe njëri edhe tjetër atë kohë është dashur të japin dorëheqje dhe të përgjigjen penalisht për tradhti ndaj shtetit të Kosovës, por kjo nuk ka ndodhur pasi shteti ishte i kapur nga para politika e të dy parëve në pushtet. Përpjekjet për shfajësim nga ish pushtetarët dhe për mashtrim, duke akuzuar Qeverinë Kurti për Asociacionin janë të kota, sepse ishte Qeveria Thaçi dhe Mustafa që më 8 shtator të vitit 2016, së bashku e formojnë një komision për ta menaxhuar krijimin e legjislacionit për themelimin e Bashkësisë së e komunave serbe, dhe paramendojeni sot se si në atë komision ishin 4 përfaqësues të komunitetit serb, pa asnjë përfaqësues të Qeverisë dhe asnjë ekspertë shqiptarë, të cilët e kanë hartuar draft statutin e asociacionit dhe të njëjtin e kanë dorëzuar në Bruksel”, potencon Miftari.

Sipas tij, në përbërje kanë qenë Vinka Radosavleviq, Igor Kallamar, Dejan Radojkoviq dhe Svetisllav Durlleviq.

Ky projekt serb i është dorëzuar Brukselit ku pastaj Thaçi ia luajti lojën LDK-së duke ia lënë në dorë komunistit Isa Musatafa që ta nënshkruaj këtë Asociacion fuqiplotë serb në Kosovë. Sot të njëjtat parti që për të mbetur në pushtet vet ju kishin dhënë serbëve të drejtën ekzekutive me BKS-në, dhe plus edhe manastireve e kishave të quajtura serbe, sepse të gjitha kanë qenë manastire dhe kisha shqiptare, por janë përvetësuar nga serbët, këta ju kanë dhënë të drejta në ekstra territore, do të thotë e lujnë rolin e ambasadave të politikës serbe dhe ortodoksizmit serb, aq më keq kur dihet botërisht se shumica e veprave gjenocide e pastrimeve etnike e fetare - pra masakrat serbe zanafillën e kanë nga politika e Kishës serbe. Sot është poshtërsi e pa falshme tentativa”, thekson ai.

Miftari tutje shprehet se, LDK, PDK, AAK, AKR e NISMA këtë po e bëjnë për t’i mbuluar këmbët e qeverisjes së tyre 20 vjeçare, me vendime të tradhtisë ndaj shtetit dhe vendime të hajnisë, që duke krijuar mjegull po fajësohet dhe tentohet t’i hidhet faji Qeverisë Kurti.

Kjo nuk është gjë tjetër veçse një dyfytyrësi, por kriminelët e korruptuar e tradhtarët kanë shumë fytyra, prandaj nuk e kanë fare problem sot për të etiketuar e sulmuar qeverinë e cila nuk ka as edhe një faj për ato marrëveshje të së kaluarës që janë baraz me tradhti e të dëmshme për shtetin, që i kanë sjellë Kosovës udhëheqësit e korruptuar disa edhe të shitur nga PDK, LDK, AAK. Qeveria Kurti duhet t’i zhbëjë pothuajse të gjitha marrëveshjet e dëmshme që iu kanë bërë Kosovës nga këto parti që interesin e kishin të xhepit të tyre, të fëmijëve dhe familjeve dhe klaneve të tyre, me kilometra para interesit kombëtar e të shtetit të Kosovës, të popullit shqiptar të Kosovës. Mirëpo, kjo do të jetë betejë e vështirë e Qeverisë Kurti, sepse vetëm pas pastrimit të institucioneve të policisë gjyqësisë, inteligjencës dhe prokurorisë nga dora e këtyre politikanëve të korruptuar Kosova do të ecë para dhe shteti jonë do të trajtohet pas disa viteve si shtet serioz ku sundon ligji e jo mafia e politikanëve të korruptuar sikurse ka sunduar deri tani”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat