Shpresat janë te Albin Kurti/ Ish-zëvendësministri: Ja rrënjët e drejtësisë me ‘peshqit e mëdhenj’ koka të larta të nëntokës kriminale!

Politika

Shpresat janë te Albin Kurti/ Ish-zëvendësministri: Ja rrënjët e drejtësisë me ‘peshqit e mëdhenj’ koka të larta të nëntokës kriminale!

Nga: N.Sh Më: 9 tetor 2021 Në ora: 11:58
Albin Kurti

Se sistemi i drejtësisë në Kosovë, është i korruptuar dhe i politizuar deri në palcë, kemi qindra raste që e dëshmojnë këtë.

Edhe përkundër ‘premtimeve’ të ish partive që kanë qeverisur me Kosovën për vite me radhë, ky sistem i drejtësisë, nuk arriti të depolitizohet dhe të tregohet i suksesshëm në punën e saj.

Plotë raste që kanë ndodhur, janë keqpërdorur dhe disa prej tyre janë liruar edhe ta pafajshëm, vetëm pse kishin lidhje të fuqishme me politikën apo ishin vetë politikanë, dëshmojnë qartë se, sistemi i drejtësisë ka nevoj urgjente për rifreskim.

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, deri më tani shumë pak është luftuar e punuar në këtë drejtim.

Edhe tash, ky sistem vazhdon të ketë lidhjet e tij me krimin dhe politikanët e partive opozitare.

Në këtë sistem rrënjët janë të thella, andaj duhet urgjentisht të rishikohen me llup shumë vendime që janë marrë, e shumë punë që nuk janë përfunduara, por kanë mbetur në sirtarë të mbuluar nga pluhuri.

Për këtë çështje, ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, shprehet se, edhe pse çdo ditë është folur nga qeveritë e mëparshme për luftën kundër korrupsionit, asnjë zyrtar i lartë i pushtetit nuk ka përfunduar në pranga dhe nuk është raportuar për konfiskim të pasurisë së plaçkitur ndaj shtetit dhe qytetareve.

Image
Hajrullah Tërnava

Me këtë sipas tij, dëshmohet me fakte se shteti gjithnjë deri me këtë Qeveri ka qenë i kapur nga kokat e krimit e të “mëdhenjve” prandaj tani e kemi gjendjen të tillë sikur po e vërejmë dhe po ballafaqohemi me të tani.

Deri më tani kjo drejtësi e kapur dhe e kalbur është duke ia bërë avokatinë dhe mbrojtjen më të fuqishme mbrojtëse krimit të organizuar të lidhur më nëntokën e politikes së inkriminuar, duke i mbrojtur vazhdimisht të gjithë të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj”, në Kosovë, që janë koka të larta në politikë dhe suita vartëse përreth tyre, duke filluar prej ish kryetarëve të shtetit, ish- kryeministrat, ish- kryetarët e Kuvendit, ish- kryetarët dhe kryetaret aktuale të komunave, ish-ministrat, deputetet e deri tek ata më të vegjlit në pozita zyrtare të dhuruara nga shefat e krimo- politikës”, shprehet Tërnava.

Ai thotë se tani duhet të caktohet ekip i ri i prokurorëe profesional të veçantë dhe jo rrogëtar të kryetarit apo kryeministrit.

Sipas tij, ky ekip do të merret ekskluzivisht me përcjelljen e detajuar, hetimin e prejardhjes, dhe grumbullimit të e atyre pasurive të krijuara të cilat as që mundë të paramendohen si të tilla, milionëshe, të krijuara nga të ardhurat e një̈ shteti të varfër sikur është Kosova.

Prandaj të gjitha deklarimet e ish pushtetarëve për gjoja luftë kundër korrupsionit, ishin gënjeshtra dhe mashtrime, dallavere, falsifikime, trillime, sabotime me vrazhdësi, për ti mbuluar kërcënimet, dhunën, zhvatjen, reketit dhe privilegjet e panumërta që ju kanë sjellë atyre derdhje të financave shtetërorë, pa mbulesë e pa meritë e cila duhet dhe do të zbardhet e konfiskohet vetëm pasi të jetë hartuar dhe filluar së zbatuari ligji për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme i iniciuar së fundi nga Ministria aktuale e drejtësisë, nga Qeveria Kurti 2, dhe sikur që i kanë dhënë premtimet që duan luftojnë të gjitha të këqijat, dhe sikur e ka filluar punën kjo Qeveri tani, dhe me aktualitetet që po zhvillohen në favor të Kosovës, edhe qytetaret duhet të jenë optimist se shumë të mira në të ardhmen do e presin Kosovën, me lejimin e Liberalizimit të vizave së shpejti, dhe në një periudhe jo të largët edhe anëtarësimi në BE”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat