Prapaskenat/ Ja si PDK e refuzoi vendimin e strukturës së degës në Drenas dhe e rikandidoi sërish Lladrovcin

Politika

Prapaskenat/ Ja si PDK e refuzoi vendimin e strukturës së degës në Drenas dhe e rikandidoi sërish Lladrovcin

Nga: A.M Më: 9 tetor 2021 Në ora: 15:55
Ramiz Lladrovci

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbajtjen zgjedhjeve lokale, me 17 tetor.

Mirëpo, për dallim nga komunat e tjera, ku partitë politike kanë mbështetur qëndrimet e degëve të tyre në komuna, këtë gjë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk e ka bërë në qytetin e Drenasit.

Pasi, kjo parti nuk e vlerësoi dhe mbështeti vullnetin e zyrtarëve të degës së saj në këtë komunë, për kandidmin e Driton Ajazit për kryetar, por e rikandidoi sërish kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

E në lidhje me këtë çështje, kandidati Driton Ajazi nga iniciativa “Demokratët për Drenasin” ka folur për gazetën “Bota sot”.

Ai tregoi sfidat dhe vështirësitë në të cilat kaloi pasi iu mohua kandidimi, edhe pse kishte marrë mbështetjen e mbi 75 për qind të strukturës se degës, Këshillit Drejtues dhe kryetarëve të nëndegëve.

Image
Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga iniciativa “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi

“Ne gjatë takimeve që i kemi pasur, jemi munduar me i dhënë arsyet tona se pse kryetari aktual nuk bënë të rikandidohet përsëri dhe për këtë arsye edhe kam pasur mbështetje e shumicës ose mbi 75 për qind të strukturës se degës, Këshillit Drejtues dhe kryetarëve të nëndegëve që unë të jem kandidat nga radhët e PDK-së.

Mirëpo, qendra vendosi t’i mbyll sytë dhe të mos i dëgjojë shqetësimet e strukturave dhe elektoratit dhe vazhdoi me të. Tani për ne ishte mjaft sfiduese, pasi është dashur që të organizohemi nga zeroja. Së pari, të përgatisim të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në mënyrë që t’i kapin afatet ligjore për tu certifikuar, ku ne e arritëm një gjë të tillë”, deklaroi Ajazi.

Tutje, ai dha detaje lidhur me takimet me kryesinë qendror të PDK-së, duke treguar se edhe pas bisedimeve nuk kishin arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Kjo për shkak se kërkesa e nivelit qendror ishte vazhdimi i mbështetjes për kryetarin Lladrovci.

“Po, ata realisht na kanë ftuar në takim si kryesi e degës që t’i diskutojmë këto çështje, mirëpo nuk kemi arritur gjuhë të përbashkët, sepse kërkesa e tyre ka qenë që të vazhdojnë me rikandidimin e kryetarit aktual.

Kjo gjë për neve ka qenë e papranueshme dhe tani më i kemi ndarë rrugët dhe ne jemi alternative e vetme për qytetarët e komunës së Drenasit. Sepse, elektorati i devotshëm i Partisë Demokratike në Drenas më beson mua dhe jo kryetarit aktual që ka abuzuar me pushtetin, gjatë qeverisjes 5 vjeçare në Drenas”, përfundoi Driton Ajazi, përcjell “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat