“Serbia e ka të qartë se pa normalizim të marrëdhënieve me Kosovën nuk mund të jetë anëtare e BE-së”

Politika

“Serbia e ka të qartë se pa normalizim të marrëdhënieve me Kosovën nuk mund të jetë anëtare e BE-së”

Nga: A.SH Më: 9 tetor 2021 Në ora: 20:39
Albin Kurti, Aleksader Vuçiq, foto ilustrim

Në Samitin e mbajtur në Bordo të Sllovenisë, ishin pjesëmarrëse vendet e Ballkanit perëndimor dhe ato të BE-së.

Pjesë e samitit ishin edhe Kosova e Serbia, ku u diskutua për dialogun mes tyre, kryesisht vazhdimin e tij.

Dhe, të gjitha vendet evropiane e pohuan një gjë të tillë, që mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të vazhdoi procesi i dialogut.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, atje deklaroi se shteti i tij nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet Bashkimit Evropian, nëse nuk zgjidh çështjet e pazgjidhura me Kosovën.

“Pa i zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së”, tha ai.

Analisti politik, Hidajet Ahmeti në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Serbia tashmë e di që pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën nuk do të jetë anëtare në BE.

Image
Hidajet Ahmeti

 

Serbia e ka të qartë se pa normalizim të marrëdhënieve me fqinjët e në këtë rast me Kosovën nuk mund të jetë anëtare e BE-së. Kapitulli i 35-të i MSA-së ja bën të qartë Serbisë rrugën e saj deri të anëtarësimi final”, ka thënë ai.

Sipasi tij, deklarata e presidentit serb, deri diku qëndron në aspketin formalo-juridik.

“Prandaj, deklarata e Vuçiqit qëndron në aspektin formalo-juridik, pasi shtet pretendente për BE duhet të bëjnë ndryshime substanciale në juridiksionin, politikat dhe strategjitë e brendshme”, deklaron Hidajet Ahmeti për “Bota sot”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat