Analisti përmend frikën e Haradinajt nga projekti i gazsjellësit amerikan/ Paralajmërohet ky skenar për të

Politika

Analisti përmend frikën e Haradinajt nga projekti i gazsjellësit amerikan/ Paralajmërohet ky skenar për të

Nga: M.H. Më: 9 tetor 2021 Në ora: 23:04
Ramush Haradinaj

Ditë më parë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media ka folur rreth temës më kryesore gjatë këtyre ditëve, e që ka të bëjë me tubacionin e gazit nga Greqia, ku është përfshirë edhe ShBA.

Ajo në këtë konferencë foli për këtë temë duke iu kundërpërgjigjur edhe fjalëve që lidhur me pretendimet se refuzimi i projektit të financuar nga administrata amerikane, i hap rrugë sjelljes së gazit rus në vendin tonë.

Ajo ka thënë se nuk ka projekt alternativ rus dhe se kjo ide është përmendur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarr, i cili u shpreh se vet sjellja e Haradinajt ka të bëjë me fushatën elektorale të tij e që mund ta quajmë skandalë të tij.

Duke vazhduar ai cek që ky projekt nuk është rus dhe se deklaratat e tij janë vetëm për të marr vëmëndje.

Image
Gani Qarri

Vet sjellja e z.Haradinaj dëshmon se turri që ai momentalisht ka marrë, është vetëm një pjesë e fushatës elektorale dhe ai vërtetë bënë shumë zhurmë për asgjë, madje keqpërdorimi i një çështje si kjo dhe përpjekja për njollosje politike edhe përmes projektit të gazit amerikan, vërtetë është shumë skandaloze. Kjo për vet faktin, se furnizimi me gas nga Shkupi, është marrë si detyrim nga qeveria kundërkushtetuese e Avdullah Hotit, në koalicion me Listën serbe etj. Çështje për të cilën Kosova nuk mund të detyrohet, kështu që derisa Ramush Haradinaj akuzon Qeverinë aktuale si dhe ministrinë përkatëse, se kinse Qeveria Kurti do të sjellë një projekt rus, e që në fakt, nuk është i tillë”, u shpreh ai.

Më tej, ai thotë se ky projekt është furnizim nga Shqipëria duke ia bërë të qartë këtë gjë edhe Haradinajt.

Ndër të tjera ai cek që Haradinaj shumë shpejt do të përballet me drejtësinë për dallaveret e tij.

Por projekt për furnizim nga Shqipëria në vend të furnizimit nga FYROM-i, detyroi edhe vet Ministren e Ekonomisë, zonjën Artane Rizvanolli ti kundërpërgjigjej me argumente liderit të AAK-së, se ideja e tij, është përsëritje e idesë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilën po tenton, me çdo kusht ta njollosë Qeverinë Kurti, nga frika që ai së shpejti mund të përballet edhe me drejtësinë, për dallaveret dhe keqpërdorimin e shpronësimit të tokave, përgjat autostradës Prishtinë-Pejë”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat