Serbia shkaktonte dëm të madh në Kosovë/Qeveria vendosi t`i mbrojë prodhuesit vendorë

Politika

Serbia shkaktonte dëm të madh në Kosovë/Qeveria vendosi t`i mbrojë prodhuesit vendorë

Nga: A.Z Më: 10 tetor 2021 Në ora: 15:06
Qeveria e Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se duke vendosur masa anti-dumping, Kosova ka shkelur drejtpërdrejt disa dispozita të marrëveshjes CEFTA.

Sipas tij, Kosova ka shkelur edhe marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë të mallrave, përcjell Bota sot.

"Kjo nuk është hera e parë që Prishtina e bën këtë dhe është fajtori i vetëm për mosrespektimin e marrëveshjes. As Beogradi nuk ka pasur mundësi të komentojë masat anti-dumping dhe të ofrojë argumentet e tij, siç parashikohet në nenin 22 të Marrëveshjes së CEFTA-s, as nuk jemi informuar për masat, por vetëm përmes mediave. Kjo tregon vetëm se loja politike e Albin Kurtit të mërkurën është para zgjedhjeve të 17 tetorit", tha Petkoviç.

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, në një pronponcim për “Bota sot”, ka deklaruar se duhet ndritur shqetësimet tregtare për mallërat e caktuara.

Madje sipas tij, në rastet kur bën dëm njëra palë, atëhertë duhet të akplikohet sanskioni antidumping. Ai theksoi se duhet të mbrohen prodhuesit vendor duke vendos kuota në produkte serbe.

“Së pari rregullat e CEFTA-së janë të qarta, duhet të ngriten shqetësimet tregtare për mallërat e caktuara dhe lojës jo fere të njëres palë në marrëdhënit tregtare. Sanksioni antidamping aplikohet vetëm në rastet kur njëra palë bën dëme të mëdha kapitale, pra ka rregulla të qarta të lojes. Më mirë të vendoseshin kuota në produkte serbe, aty më lehtë është kuptueshme vendosja e kuotave për mallëra që nuk ka nevojë Kosova, dhe është pozitive për Kosovën, sepse mbron prodhuesit vendor”, ka përfunduar Burjani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat