Peticioni i propozuar nga PDK ide “fëmijërore”/ Analistët tregojnë se si mund të ndodh bashkimi i Mitrovicës

Politika

Peticioni i propozuar nga PDK ide “fëmijërore”/ Analistët tregojnë se si mund të ndodh bashkimi i Mitrovicës

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 10 tetor 2021 Në ora: 23:02
Mitrovica

Zgjidhja e problemit të Mitrovicës vazhdon të përbëjë shqetësim sidomos për banorët e këtij qyteti. Tani në kohë fushate zgjedhore është përmendur edhe mundësia e organizimit të një peticioni për bashkimin e qytetit.

Madje, kandidatja e PDK-së për asambleiste, Vesa Broja, ka deklaruar se nëse është nevoja do t`i mbledhin edhe 30 mijë nënshkrime të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës.

“Nese nuk ka qenë atëherë interesi i partive politike, atëherë mendoj se tani pasi që ju e ke nis nis, jeni në pushtet, e keni interesin me bo atë gjë. Nëse nuk i ka ato 17 mijë nënshkrime, të cilat i ka marrë kryetari parlamentar Konjufca, atëherë unë po të premtoj që vetë ka me i bo jo 17 mijë, por krejt Mitrovia është e interesuar për një bashkim të tillë, ia bëjmë krejt nënshkrimet e nevojshme dhe ta vazhdojm këtë procedure aty ku ka mbetë”, ka deklaruar ajo në një debat televiziv me një kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Komplekse çështja e komunave veriore”

Lidhur me këtë, analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se nuk mund të lexohet si konflikt i thjeshtë çështja e Mitrovicës, pasi kanë ndodhur edhe zhvillimet të paparashikueshme.

Image
Leon Duhanaj

Çështja e komunave veriore, përkatësisht Mitrovicës, është tejet komplekse dhe di e tillë nuk mund të lexohet si një konflikt i thjeshtë. Në fakt Mitrovica ka luajtur rol në shumë zhvillime gjeopolitike e historike. Për fat të keq, në raport me Mitrovicën edhe pas përfundimit të luftës ndodhën zhvillime të paparashikueshme, të cilat shkuan në shërbim të agjendave të huaja. Në radhë të parë ishte pamundësia e forcave të UÇK-së për t'u pozicionuar në veriun e vendit, përkatësisht ndërhyrja e forcave franceze dhe pozicionimi i tyre mbi urën e lumit Iber”, tha Duhanaj.

Tutje, ai ka potencuar se përderisa ne mundohemi ta ndihmojnë procesin intergrues si dhe forcimin e integritetit territorial, në Mitrovicë thyhen shpatat e fuqive të mëdha.

Sipas tij, për të shtrirë ndikimin në të gjithë territorin, Kosova duhet të kërkoj reforma politike.

E gjithë kjo nuk ka ndodhur krejt rastësisht, gjë që nënkupton se në Mitrovicë thyhen shpatat e fuqive të mëdha përderisa ne, mundemi duke berë punë të mira ta ndihmojmë procesin integrues dhe forcimin integritetit territorial të Kosovës. Nismat lokale, sado që mund të jenë edhe simpatike, edhe të drejta, nuk besoj që mund të kanë ndonjë impakt thelbësorë në zgjidhje. Kosova duhet të kërkojë forma politike për të shtrirë ndikimin dhe kontrollin në gjithë territorin, përmes formave bashkëpunuese dhe inteferuese”, ka shtuar ai.

“Qeveria të japë strategji të veçantë”

Kurse, Analisti Hidajet Ahmeti, ka theksuar se bashkimi i Mitrovicës është çështje më e thellë se sa që po deklarohet.

Image
Hidajet Ahmeti

Madje sipas tij, bashkimi kërkon kohë dhe përkushtim, andaj edhe kërkohet strategji e veçantë nga Qeveria.

Retorika e tillë politike i ngjanë fushatës zgjedhore e asgjë më shumë, pasi çështja e bashkimit të Mitrovicës është çështje më e thellë politike e jo aq e lehtë se sa deklarohet. Mendoj se kjo çështje kërkon një strategji të veçantë nga Qeveria dhe aktoret tjerë relevantë, pasi jemi të vetëdijshëm se, bashkimi i Mitrovicës kërkon kohë, përkushtim dhe profesionalizëm. Nuk është mirë të manipulohet me ndjenjat e qytetarëve me çështje shumë të ndjeshme për qëllime të ulëta”, tha Hidajet Ahmeti.

“Deklaratat e PDK-së fyerje ndaj qytetarëve të Mitrovicës”

Analisti Faton Mehmeti, e quan qesharake pretendimin se me peticion bëhet bashkimi i Mitrovicës, madje ai theksoi se, deklaratat e tilla të PDK, janë fyerje për qytetarët e Mitrovicës.

Image
Faton Mehmeti

Mehmeti theksoi tutje se, vetëm me një projekt të të gjitha partive mund të bashkohet Mitrovica, si dhe në koordinim me SHBA.

Është qesharake aq edhe naive të pretendosh se bashkimi i Mitrovicës bëhet me peticion. Po të ishte kaq e thjeshtë kjo gjë do të ndodhte qysh moti, sot nuk do ishim duke folur për këtë çështje. Po të ishte me deklarata të PDK moti do ishte Mitrovica, e deklarata të tilla janë fyerje për intelegjencën e qytetarëve të Mitrovicës. Kështu që, se sa serioze është PDK në këtë drejtim e dëshmojnë edhe deklratat e tilla fëmijërore. Mitrovica bashkohet me një projekt të të gjitha partive shqiptare në Kosovë në kooridinim me SHBA, gjë e cila gradualisht do të bëhet, edhe pse duhet kohë e gjatë”, është shprehur Mehmeti”, deklaroi Mehmeti për “Bota sot”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat