Bajqinovci vjen me një paralajmërim për partitë politike/Tregon sa komuna do t’i fitojë Vetëvendosja

Politika

Bajqinovci vjen me një paralajmërim për partitë politike/Tregon sa komuna do t’i fitojë Vetëvendosja

Nga: M.H. Më: 11 tetor 2021 Në ora: 21:57
Deputeti nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci

Nga zgjedhjet lokale nuk na ndajnë as edhe një javë.

17 tetori është dita kur qytetarët përmes votës së tyre do të vendosin për të parin e komunës që duan të i përfaqësoj ata.

Pavarësisht që situata pandemike po vështirëson fushtatat parazgjedhore, partitë politike nuk po ndalen nëpër qytete të zhvillojnë takime me qytetarët, shkruan “Bota sot”.

Partitë politike vazhdojnë të iu premtojnë qytetarëve ato për të cilat atyre ju mungojnë, mirëpo që a do të mbesin vetëm premtime kjo mbetët të shihet pas datës 17 tetor.

Në lidhje me pritshmëritë që kanë nga këto zgjedhje “Bota sot”, ka kontaktuar deputetin nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovcin.

Deputeti shprehet se VV do të fitojnë shumicën e komunave të mëdha.

Do të fitojmë shumë komuna, sipas meje do t’i fitojmë shumicën e komunave të mëdha”, u shpreh ai.

Më tej, ai shton se do të ketë balotazh në 9 komuna të mesme dhe të vogla.

Dhe do jemi në balotazh në mbi 9 komuna të mesme dhe të vogla”, përfundoi Bajqinovci për “Bota sot”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat