“A po të vjen keq që nuk u nda Kosova?”/Pacollit i vjen reagimi, analisti tregon planet e tij me Thaçin

Politika

“A po të vjen keq që nuk u nda Kosova?”/Pacollit i vjen reagimi, analisti tregon planet e tij me Thaçin

Nga: M.H. Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:03
Behgjet Pacolli dhe Hashim Thaçi

Së fundmi, vëmendje mori një deklaratë që kryetari i AAK-së, Behgjet Pacolli, bëri për ish-presidentin e vendin, Hashim Thaçi.

Ai tha se Kosova ka nevojë për ish-presidentin Hashim Thaçi, sepse ndërtimi i shtetit të Kosovës sipas tij, nuk ka përfunduar ende.

Kosova ka nevojë për presidentin Thaçi sepse njeriu që ishte person kyç në të gjitha proceset shtetërore është ndërtimi i një shteti të ri të Kosovës, një ndërtim që ende nuk ka përfunduar. Nuk akuzohen individët në Hagë, por Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe të gjithë e dimë se misioni i saj ishte ta bënte Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, u shpreh në një intervistë Pacolli.

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, analisti politik, Skënder Kapiti, ia ka përmendur Pacollit Asociacionin dhe copëtimin e Kosovës.

Sipas tij, Pacolli dhe Thaçi kanë dashur të copëtojnë shtetin gjatë kohës sa ishin në pushtet.

Behgjet, a mos po të vjen keq se nuk u realizua Zajednica, e as nuk u copëtu Kosova?! Behgjet a për këtë shtet duhet me u kthy e me e ndërtu Thaçi me ty, a?! Cilin shtet paskeni dashur ta ndërtojë shpura dhe soji i juaj, shtetin e korrupsionit e të hajnisë, shtetin e copëtuar dhe të ndarë, shtetin e Zajednicave e të kumbaricave”, u shpreh ai.

Sipas tij, Thaçin dhe Pacollin populli i ka dënuar me 14 shkurt dhe do t’i ndëshkojë më 17 tetor.

Image
Skënder Kapiti

Madje, ai shton se borxhi i Pacollit është muaji kur ai u bë president nga Thaçi.

Po të kishte qenë kaq i madh e kaq i suksesshëm ky Thaçi me ty për ndërtimin e shtetit të Kosovës, nuk do t’u kishte ndëshkuar kaq shumë populli me 14 Shkurt 2021 dhe prit se sa do të ndëshkoheni edhe me 17 tetor. Behgjet bravo, ti nuk i tradhton “shokët” e sidomos ata që të patën bë nja një muaj President? Ky ndoshta është borxhi yt, Behgjet”, ka deklaruar Skënder Kapiti për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat