“Gracka” e Thaçit, Qeverisja me duar të pastra e Mustafës, i pengoi PDK-së

Politika

“Gracka” e Thaçit, Qeverisja me duar të pastra e Mustafës, i pengoi PDK-së

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 15 maj 2017 Në ora: 07:25
Mustafa, Thaçi dhe Kuçi

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjate fushatës zgjedhore në vitin 2014 patën deklaruar disa herë se nuk do të hynë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovë. Mirëpo, të gjendur përballë ngërçit politik, të njëjtit u detyruan  t`a thyejnë këtë premtim.  LDK-ja lidhi koalicion me PDK-në për të qeverisur deri më 10 maj, kur u votua mocioni i nisur nga opozita e që gjeti edhe përkrahjen e PDK-së.

Kështu, për të tretën herë Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerësohet se ra në grackën e PDK-së.

Skenari i PDK-së

Për analistin Hidajet Ahmeti, ka qenë një gjë  i ditur që nga fillimi se PDK-ja  ka pasur skenar  të fshehtë  për ta gjunjëzuar LDK-në.

“Por, LDK-ja si parti ka pasur në skenarin e saj për ta djegur partnerin e koalicionit, duke e pritur Gjykatën Speciale të funksionalizoj mandatin e saj, e cila do të dobësonte PDK-në me ngritjen e aktakuzave për zyrtarët e lartë të këtij subjekti. Gjykoj se dy partitë e koalicionit kanë pasur një luftë ta pa kompromis  që nga fillimi i mandatit qeverisjes për të dalë fituese nga  kjo lojë e pasinqertë, joserioze , e palogjikshme, por që të dyja kanë ra në grackën e punuar për njëra tjetrën.  Të bashke qeverisësh me partinë e krimit, korrupsionit, zhvatjes, kontrabandës e mbi të gjitha  partinë e cila ka kapur  institucionet e pavarura përmes organizatës kriminale, SHIK, dhe ka firmosur dështimin e shtetit të ri të Kosovës do të thotë të amnistosh gjithë këtë kaos të shkaktuar që nga paslufta,e pikërisht LDK-ja ka vepruar në këtë mënyrë. LDK-ja ka qenë e vetëdijshme për  partnerin e koalicionit dhe të kaluarën e saj kriminale, por, për hir të pushtetit ka sakrifikuar ta rrezikoj të ardhmen e saj politike. Në njërën anë duke tradhtuar elektoratin  e saj stabil dhe njëkohësisht duke i vendosur etiketa LDK-së, e cila në përcepcionin qytetar është kuptuar se LDK-ja nuk dallon shumë nga PDK-ja, pasi që bashkëjetesa me partinë-shtet, PDK-në, asociacion me amnistim të krimit të instaluar për shumë dekada  në institucionet publike të Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

Image
Hidajet Ahmeti

Sipas tij, LDK-ja, edhe ashtu në diskutimet brenda partiake nuk ka besuar në partnerin e koalicionit, duke e ditur që PDK-ja ka djegur shumë herë partneret e koalicionit dhe ka ditur t’i futë në gracka, të cilat gracka  ju kanë kushtuar partive politikisht me vite.

“Por, LDK-ja ka menduar dhe ka besuar se kësaj herë do ta shfrytëzonte vakuumin politik për ta gjunjëzuar PDK-në..Në njërën ,LDK-ja ka pasur në duar mekanizmat e pushtetit për rikthyer besimin e qytetarëve, por edhe duke bërë investime kapitale në komunat ku udhëheq LDK-ja, por vigjilenca e strukturave të PDK-së e me ndihmën e SHIK-ut ishte më largpamëse dhe nuk lejoj qe LDK-ja ta merr epitetin e një partie vizionare  e largpamëse. De facto Thaçi akoma punon dhe vepron në PDK, dhe nuk ka dyshim se gjatë gjithë mandatit të tij si president do të jetë satelit i PDK-së. Skenari Thaçit deri më tani është realizuar në përpikëri, duke e vendosur vetën në karrigën e të parit të shtetit, duke gjunjëzuar LDK-në e tash mbetet të shihet nëse do ta realizoj edhe qëllimin e tij final për ta udhëhequr edhe Qeverinë nga ish subjekti i tij, PDK”, ka thënë ai.

Koalicioni i panatyrshëm

Ndërkaq, analisti Albrim Badallaj, ka kujtuar se që në fillim ky koalicion ka qenë i panatyrshëm si nga aspekti ideologjik i partive, e kaluara dhe elektorati, mirëpo u arrit për të larguar vendin nga kriza dhe paraliza 6 mujore.

Image
Albrim Badallaj

“Kjo erdhi edhe me sugjerime të bashkësisë ndërkombëtare për arsye se në agjendën e tyre në Kosovë ishin të përcaktuara disa projekte si Demarkacioni, Gjykata Speciale dhe Asociacioni, kështu që mendohej se një mazhorancë e madhe në numra do të jetë zgjidhja më e mirë. Kjo nuk rezultoi si e tillë për shkak se një koalicion i dy partive më të mëdha në vend, ka treguar edhe e kaluara, por po e tregon edhe e tashmja se është i dëmshëm për vendin dhe i papranueshëm për elektoratin. LDK si parti, që nga fillimi nuk e ka respektuar veten saj, meqë shumë deputet të LDK-së nuk e votuan liderin e tyre Isa Mustafa për kryeministër, e pastaj normal që edhe partneri qeverisës nuk të "respekton", ta themi kushtimisht”, ka thënë ai.

LDK-ja ra në grackën e PDK-së

Kurse analisti Nexhat Haziri, thekson se është e vërtetë që  LDK-ja edhe kësaj radhe ra në  grackë që  ia kishte përgatitur PDK-ja, që në ditë n e parë të marrëveshjes ndërmjet tyre për koalicion.

“Por kjo është  edhe një  çmim që e pagoi vetë  LDK-ja, për shkak të  lakmisë  së  saj  për pushtet me çdo kusht. Natyrisht që  pas rrëzimit të  qeverisë  Mustafa, që ndërron edhe Hashim Thaçi, që njihet për pabesi dhe tradhti ndaj aleteve të  cilët i zgjedhë  për bashkëqeverisje, të cilët i përdorë  për një  kohë deri sa ti përmbush ambiciet e veta politike e klanore, e më  pas në mënyrën më të pabesë ua bën si të thuash gropë. Sa i përket asaj se a e kontrollon SHIK-u PDK-në, unë them se vet  SHIK-u është PDK-ja, apo anasjelltas, të  gjithë të tjerët apo të tjerat janë  dekor”, ka thënë Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Sipas tij, Qeveria Mustafa nuk u karakterizua me skandale si qeveritë e mëparshme, andaj edhe  ishte pengesë për PDK-në.

“Kemi qenë dëshmitar ne dhe ju se cila është filozofia qeverisë së kësaj bande kriminale, dhe për secilin qytetar të  Kosovës, mjafton që ti rifreskoj në  memorien e tij bisedat e kapove të  krimit dhe korrupsionit ne incizimet nga afera "PRONTO".  Se a ishte pengesë  për PDK-në , qeveria Mustafa, qeveri kjo që nuk u karakterizua me skandale si qeveritë  e mëparshme, unë them se po. PDK-ja nuk mund ta toleronte një qeveri të tillë pasi ajo e di mirë se këto merita LDK-ja do ti materializonte në  zgjedhjet e ardhur shumë parlamentare që do të mbaheshin me kalendarin e rregullt pra në vjeshtën e viti 2018. Për më tej, PDK-së që udhëhiqet nga kokat e krimit të  organizuar dhe korrupsionit nuk i konvenon që Kosova të jetë një shtet funksional ku sundon rendi dhe ligji, pasi në një shtet të  tillë  ata e dinë mirë se ku mund të përfundojnë”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat