Garë e "nxehtë" në LDK: Ky është kandidati i preferuar i qytetarëve për kryeministër

Politika

Garë e "nxehtë" në LDK: Ky është kandidati i preferuar i qytetarëve për kryeministër

Nga: Bota sot Më: 15 maj 2017 Në ora: 11:37
Vjosa Osmani, Anton Quni dhe Avdullah Hoti

Pas prishjes së koalicionit qeverisës LDK-PDK dhe rrëzimit të Qeverisë së Kosovës, në vend do të mbahet zgjedhjet e parakohshme.

Presidenti Hashim Thaçi ka caktuar datën e 11 qershorit si ditë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Por, partitë politike ende nuk kanë bërë të ditur listat me kandidatët që do të konkurojnë për të hyrë në Qeveri e Kuvend.

As Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk ka caktuar ende kandidatin e saj për kryeministër. Mirëpo, gazeta “Bota sot” ka realizuar një sondazh me lexuesit me pyetjen se "Cili nga këta duhet të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër, nga i cili ka dal që kandidat i kësaj partie për kryeministër duhet të jetë Vjosa Osmani.

Për Osmanin kanë votuar rreth 34.4 përqind e lexuesve apo 2247 lexues. Emër i dytë i votuar nga lexuesit, është edhe Anton Quni, të cilin e dëshirojnë  22.4 përqind e lexuesve (1660) si kandidat për kryeministër.

Në vendin e tretë është renditur Avdullah Hoti me 15.6 përqind (1156) të votave të lexuesve, ndërsa pas tij, si kandidat i mundshëm për kryeministër nga LDK-ja, është votuar Kujtim Shala me rreth 12.3 përqind (907).

Për Arban Abrashin kanë votuar rreth 9.4 përqind e qytetarëve (659), ndërsa Sokol Havolli është votuar me rreth 5.9 përqind (435).

Image
Rezultatet e sondazhit të realizuar nga gazeta "Bota sot"
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat