Ramiz Kelmendi: Polemikat politike të partnerëve të koalicionit në këto ditë të parafushatës. Të vërtetat e kësaj polemike

Politika

Ramiz Kelmendi: Polemikat politike të partnerëve të koalicionit në këto ditë të parafushatës. Të vërtetat e kësaj polemike

Më: 15 maj 2017 Në ora: 11:51
Ramiz Kelmendi

Siç dihet për të shtyer proceset përpara  nuk mjafton vetem vullneti politik, nevojiten edhe njohuritë profesinale, njohuritë praktike dhe vlerësimi e besimi i kuadrove profesionale që çdo parti ka në gjirin e saj.

Nëse shohim se zhvillimi ekonomik në Kosovë ka shkuar në drejtim të  cilin vet akterët ekonomik i realizojnë ambiciet, aftësitë dhe mundësitë  që paraqiten në treg, atëherë detyrimi apo diktimi politik që akterët të  orjentohen në drejtime të caktuara dhe disa akterë tjerë të adresohen si të pa nevojshëm nuk janë në kuadër të kushtetutës, ligjeve dhe tregëtisë së lirë që Kosova është orjentuar. Prandaj nëse e kuptojmë  këtë me kohë, është sukses, në të kundërtën rreshqasim në diktaturë  apo regjim komunist të ekonomisë.

Ekonomia në vitin 2014 ka qenë me rritje 1.2 % vjetore, ndërsa në  vitet 2015/2016 ka rritje më të madhe në regjion 4 %, me tendencë që  në vitin 2017 të ketë këtë normë dhe në vitin 2018 të ofrohet rreth normës esenciale që duhet të jetë rreth 8 %. Qeveria Mustafa e bëri këtë.

Kjo e arritur ekonomike e sektorit privat karakterizohet me këto  veçori, të gjithë akterët ekonomik kanë punuar të pavarur, pa ndikuar dhe pa-keqtrajtuar  dhe mundë të themi nga bisedat që kam pasur, se janë ndjerë për herë të parë pronarë në pronësinë e vet që nga koha e ekonoimisë së tregut të lirë të 17 vjetëve të pas luftës.

Përse zhvillimi i sektorit prodhues nuk është në nivelin e duhur ? Sepse, për 17 vite të pasluftës të gjitha produktet që janë prodhuar nga prodhuesit tonë janë ende më të shtrenjta nga 5 deri 12 % në shitje me pakicë,  falë legjislacionit ndëshkues dhe të gjithë prodhuesit jashtë  Kosovës ishin më të favorizuar. Është tentuar të barten përgjegjësitë se nuk janë të kualitetit të duhur, nuk janë duke përdorur metodatë  ekonomike të avansimit, nuk dëshirojnë blerësat të blejnë sepse kanë  dyshueshmëri, por e vërteta ishte tek ‘pakoja fiskale 2’ e cila u pengua të   implementohej nga partneri i koalicionit.

Integrimet europiane të udhëhequra nga PDK po kritikohen si paaftësi e ministres, por, këtu opozita ishte pengesë serioze e këtyre integrimeve, jo profesionalizimi e as qeverisja Mustafa.

Shembull tjetër në këtë, Zhvillimi i kompanive publike të mbingarkuara me punësime dhe me rënie të vazhdueshme ekonomike. Edhe në këtë rast përsëri përgjegjësia bie mbi PDK sepse në vazhdimësi menaxhohet nga partneri. Pastaj bazë për çdo ekonomi është  energjia elektrike e cila do zgjidhet deri ne vitin 2022, me çka mundë të  furnizohen ekonomitë me gjeneratorë apo me energjinë më të shtrenjtë  në rajon.

Arsimi si mundësi e zhvillimit ekonomik – fabrika të shumta dhe ekonomi prodhuese; Të gjitha këto ekonomi nuk mundë të formohen as zhvillohen edhe ekzistueset, ku 50 % të studentëve të gjithëmbarshëm  janë me drejtime juridike. Qeveria Mustafa vetëm në këtë vit në bashkëpunim me ministrinë përkatëse  është angazhuar të senzibilizojë të rinjët për drejtime të së ardhmes së tyre, edhe pse niveli i njohurive është vlerësuar më së keqi. Edhe këtu është e njohur kush e ka admnistruar ministrinë në vazhdimësi.

Nuk është e drejtë të thuhet se lidershipi i z.Mustafa dhe vet  Mustafa nuk ishin në nivelin qeverisës. Nëse hidhërimet bien mbi ministritë e partnerit nuk është e drejtë të gjendet mënyra që këta  ministra të ndëshkohen në këtë formë  sepse mund t’ua themë se ishte një kënaqësi të jem pranë z.Mustafa dhe unë dhe të gjithë ministrant,  ishin në frymën e punës me ligjet e Kosovës dhe pavarësinë e veprimit qeverisës.

Andaj, nga kjo del se atij që  e meriton pavarësisht rrethnave dhe inateve politike duhet dhënë hakun, në këtë rast z. Mustafa.

Ramiz Kelmendi – zv/Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat