Cilës parti do t’i bashkohet Milaim Zeka?

Politika

Cilës parti do t’i bashkohet Milaim Zeka?

Më: 15 maj 2017 Në ora: 12:01
Milaim Zeka

Edhe gazetari Milaim Zeka pritet që këto ditë t’i bashkohet një subjekti politik për të garuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që do të mbahen më 11 qershor të këtij viti.

Sipas burimeve të mediave, Zeka është në negociata me disa parti politike, por gjasat më të mëdha janë që ai t’i bashkohet partisë së Fatmir Limajt, Nisma për Kosovën. Zeka edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Komunën e Drenasit të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar ka përkrahur kandidatin e NISMËS për kryetar të kësaj komune, Isa Xhemajlajn, i cili ka humbur në balotazh nga kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Përndryshe, gjatë javës së fundit dy gazetarë kanë aderuar në politikë. Ish-kryeredaktorja e “Zërit”, Arbana Xharra i është bashkuar PDK-së së Kadri Veselit, ndërsa gazetari Halil Matoshi partisë së Ramush Haradinajt(Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat