Sejdiu: Analistët që parashikonin dështim të VV-së, po hynë në partitë që e shkatërrojnë Kosovën

Politika

Sejdiu: Analistët që parashikonin dështim të VV-së, po hynë në partitë që e shkatërrojnë Kosovën

Më: 15 maj 2017 Në ora: 12:02
Dardan Sejdiu

Nënkryetari i VV-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se ata që kohë më parë thanë se VV-ja do të dështojë, tash po aderojnë në parti që e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje.

“Në Gusht të vitit 2013 kur si Lëvizje zyrtarizuam kandidaturën e Shpendit për Kryetar të Prishtinës analistët trumpetonin dy gjëra, e para që Shpendi nuk fiton sepse Prishtina është bastion i LDK-së, dhe e dyta që edhe nëse fiton Lëvizja VETËVEDOSJE! nuk do të mund ta ndal krimin, korrupcionin dhe ndërtimet pa leje. Në Dhjetor të 2013, bastioni i LDK-së ra sepse qytetarët e Prishtinës zgjodhen ndryshimin. Shpendi është sot Kryetar I Prishtinës. Prishtina po bëhet pa krim, pa korrupcion, pa ndërtime pa leje, me shumë ndryshime qe po e bëjnë jetën e qytetarit me të lehtë e më të mirë”, ka shkruar Sejdiu.

Sipas tij, në vitin 2015 po të njejtit analist në gjitha mediat thoshin se nuk mund të ndalet demarkacioni, nuk mund të zhbëhet zajednica, nuk mund të ndalen këto marrëveshje.

“Sot, marrëveshjet u ndalen, qeveria ra, dhe ndryshimi qe kemi filluar në Prishtinë po bëhet ndryshimi qe i duhet Kosovës”, u shpreh ai.

Sejdiu ka thënë se tash, analistët vendosën të aderojnë në parti politike, shumica prej tyre në parti që kanë sjellur Kosovën në këtë gjendje.

“Po këta analist që thonin nuk mundet LDK në Prishtinë, nuk ndalen ndërtimet në Prishtinë, nuk ndalet krimi, nuk ndalen marrëveshjet, nuk bie qeveria…nuk, nuk, nuk…

E ja që i ndalëm bashkë të gjitha, ndryshuam Prishtinën, dhe tash na duhet ndryshimi i madh me VETËVENDOSJEN!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat