?AAK dhe VV vija të kuqe për LDK-në dhe PDK-në

Politika

?AAK dhe VV vija të kuqe për LDK-në dhe PDK-në

Më: 15 maj 2017 Në ora: 12:47
Kryetaret e partive opozitare ne Kosove

(E plotësuar) - Megjithëse afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve po ofrohet, ende nuk ka ndonjë koalicion konkret parazgjedhor nga partitë politike. Përveç bisedave që ato po bëjnë me njëra tjetrën, asnjë nga partitë nuk ka folur për marrëveshje konkrete. E disa nga to, kanë dhe vija të kuqe për dy partitë që deri tani ishin në koalicionin qeverisës. Përveç VV-së, e cila është deklaruar se nuk do të hyjë në koalicion me dy partitë LDK dhe PDK, është dhe AAK-ja, e cila ka vija të kuqe për këto dy parti.

Derisa fushata dhe aderimet kanë filluar, anëtar i kryesisë së AAK-së, Lulëzim Kabashi, ka thënë për KosovaPress, se janë duke biseduar me disa parti të vogla, të cilat synojnë t’i kenë në koalicion. Përveç Nismës me të cilët janë në koalicion kohë më parë, Kabashi thotë se janë të interesuar që AKR-ja të jetë pjesë e grupimit politik të AAK-së, por se rezultatet konkrete për koalicione të mundshëm, do të bëhen sonte apo gjatë ditës së nesërme. Sipas tij, AAK e ka të qartë një gjë, që nuk do të hyjë në koalicion parazgjedhor me partitë që kanë qeverisur deri tani me vendin.

Kabashi: Lemi vija të kuqe për LDK-në dhe PDK-në

“Tani për tani kemi me Nismën për Kosovën koalicion. Kurse në negociata jemi me të gjitha partitë të cilat kanë interes, kanë qëllime të përbashkëta për ndërrimin e kësaj qeverisjes së deritashme...Për momentin nuk besoj që do të jetë një koalicion me VV, për shkak të përvojave jo shumë të mira që i kemi pasur më herët. Në koalicion parazgjedhor besoj që do të jemi me Nismën dhe me partitë të cilat i përmenda, e me të cilat jemi në negociata e sipër dhe besoj që do të ketë rezultate pozitive.. Jemi në negociatat me Ballin Kombëtar Demokratik, me Partinë Liberale, me Partinë Demokristiane, me partitë tjera të cilat janë në skenën tonë politike...Unë mendoj që asgjë nuk është e pamundur në politikë, por sipas asaj zhvillimeve që janë bërë deri me sot, unë nuk besoj se do të kemi një koalicion, me partitë të cilat kanë qeverisë. Me PDK dhe LDK-në kemi vija të kuqe sa i përket koalicionit parazgjedhor , me partitë tjera janë opsionet e hapura, por nuk besoj që do të kemi një marrëveshje me Vetëvendosjen”, tha ai.

Jo vetëm AAK-ja. Vija të kuqe për LDK-në e PDK-në ka dhe Lëvizja Vetëvendosje. E këtë e ka bërë të ditur Aida Dërguti, e cila ka thënë se sipas vendimit të Këshillit të përgjithshëm, kjo parti nuk do të bëjë koalicion as parazgjedhor dhe as paszgjedhor me dy partitë të cilat deri tani kanë qeverisur me vendin PDK dhe LDK. Ndërsa tha se janë të hapur për partitë brenda parlamentit dhe jashtë parlamentit, të cilat nuk kanë qenë pjesë e kësaj qeverie.

Dërguti: S’bëjmë koalicion me PDK-në e LDK-në

“Në fakt ne kemi vendim të Këshillit të Përgjithshëm që nuk futemi në koalicione parazgjedhore me partitë në pushtet dhe jemi të hapur për partitë brenda parlamentit dhe jashtë parlamentit dhe që nuk kanë qenë pjesë e kësaj qeverie...Kanë qenë disa përpjekjeje, por edhe pas zgjedhjeve përparësi për koalicione do të kenë prapë partitë të cilat të cilat gjatë kësaj legjislature kanë qenë në opozitë...Nuk do të kemi koalicion parazgjedhor me LDK-në”, tha Dërguti.

Ndërkaq, Fatmir Matoshi nga AKR thotë  thotë se kanë oferta për koalicion parazgjedhor nga të gjitha subjektet politike dhe se AKR, është duke i shqyrtuar ofertat e mundshme.

“AKR e ka autorizuar presidentin Pacolli, të shqyrtojë të gjitha ofertat e mundshme. Ne jemi gati që të hyjmë në proces zgjedhor si subjekt në vete, ndërsa në koalicione parazgjedhore hyjmë vetëm nëse shohim vullnetin e madh për ndryshime rrënjësore të qeverisjes në Kosovë, të cilat ndryshime janë mëse të nevojshme, po kemi oferta nga të gjitha subjektet”, tha ai.

E kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka bërë të ditur se afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve është të martën.

Daka: Afati i fundit nesër në ora 24:00

“Afati për regjistrimin e koalicioneve është sot dhe nesër. Pra deri nesër në ora 24:00 kanë mundësi që të deklarohen koalicionet”, tha ai.

Ndryshe me gjithë përpjekjet e KosovaPress-it,  për të marrë deklaratat nga dy partitë LDK dhe PDK, për këtë çështje, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

VV vija të kuqe PDK-së e LDK-së

Lëvizja Vetëvendosje ka vija të kuqe për dy ish-partnerët e koalicionit qeverisës PDK-në dhe LDK-në për krijimin e koalicioneve parazgjedhore dhe paszgjedhore.

Madje për këtë, nënkryetarja në detyrë e Kuvendit Aida Dërguti, pas një mbledhje të kryesisë, tha se ka vendim të këshillit të përgjithshëm i cili përjashton këto dy partitë nga bashkëpunimi.

Megjithatë, shtoi se ka pasur disa përpjekje që të bëhet një koalicion parazgjedhor me partitë që nuk ishin në qeveri. Madje edhe pas zgjedhjeve sipas saj përparësi do të kenë AAK dhe Nisma.

Dërguti: S’bëjmë koalicion me PDK-në e LDK-në

“Në fakt ne kemi vendim të Këshillit të Përgjithshëm që nuk futemi në koalicione parazgjedhore me partitë në pushtet dhe jemi të hapur për partitë brenda parlamentit dhe jashtë parlamentit dhe që nuk kanë qenë pjesë e kësaj qeverie...Kanë qenë disa përpjekjeje, por edhe pas zgjedhjeve përparësi për koalicione do të kenë prapë partitë të cilat të cilat gjatë kësaj legjislature kanë qenë në opozitë...Nuk do të kemi koalicion parazgjedhor me LDK-në”, tha Dërguti.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, nuk pranoi pyetje nga gazetarët, por tha atë që deshi, duke shpreh dëshirën që në Kuvendin e ardhshëm të ketë më shumë femra dhe të rinj.

Veseli: Dua të shoh me shumë femra dhe të rinj në Kuvend

“Kemi kaluar momente të vështira por me rëndësi është që kemi arritur ta ruajmë demokracinë tonë. Do të dëshiroja në të ardhmen të shihja në Kuvend me shumë gra dhe të rinj. Në të njëjtën kohë do të dëshiroja të shihja deputetë me shumë që kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve tanë”, theksoi Veseli.

Ndërsa, në mbledhjen e kryesisë, që ishte e fundit për mandatin që shkoi, nënkryetarja në detyrë Aida Dërguti, tha se u diskutua për disa çështje, siç janë anulimi i disa udhëtimeve të Kuvendit, shpenzimeve për udhëtime, mbushjet e telefonit për deputetë e të tjera.

E pyetur nëse kanë diskutuar për punën e kësaj legjislature, e cila është vlerësuar si më e dobëta që nga paslufta, Dërguti tha se nuk kanë mandat për një gjë të tillë, porse sipas saj kjo legjislaturë ka kryer punën me të mirë nga të gjitha të tjerat.

Dërguti: kjo legjislaturë kryejti punën më mirë se të gjitha tjerat

“Nuk kisha hyrë në vlerësime. Për mendimin tim kemi pasur një kuvend i cili ka kryer punën e vet me mirë se çdo legjislaturë tjetër, kemi pasur një opozitë me numra të paktë por që ka pasur një rol të rëndësishëm në pengimin e marrjes së vendimeve që janë të dëmshme për interesat e vendit. Pra nuk ka qenë asnjëherë më e vogël opozita dhe më e zëshme se sa ka qenë në këtë legjislaturë. Ka penguar dy vendime kapitale të cilat janë në dëm për interesat e vendit. Po ashtu e ka qu këtë qeveri në shtëpi”, u shpreh ai.

Legjislatura e pestë e Kuvendit u shpërbë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa.

***

Anëtarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka Vetëvendosje ka vendim të këshillit të përgjithshëm që nuk hynë në koalicion parazgjedhor me partitë që kanë qenë në Qeveri.

Ajo këto komente i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku tha se nuk kanë vija të kuqe për koalicione me AAK-në dhe Nismën për Kosovë, por se nuk bëjnë koalicion parazgjedhor me PDK-në dhe LDK-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat