LDK deklarohet për kandidatin për kryeministër, sonte zbulohet gjithçka

Politika

LDK deklarohet për kandidatin për kryeministër, sonte zbulohet gjithçka

Xhevat Rexhaj Nga Xhevat Rexhaj Më 15 maj 2017 Në ora: 17:13
Foto arkiv, Isa Mustafa dhe Haki Rugova me bashkëpuntorë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, në një bisedë me bashkëpunëtorin e gazetës “Bota sot”, Xhevat Rexhajn, ka bërë të ditur se LDK-ja, pritet që sonte ta bëjë publike emrin e kandidatit për kryeministër.

Rugova ka deklaruar po ashtu që sonte do të dihet edhe emri i bartësit të listën për deputet.

“Ne si parti me shtrirje në gjithë vendbanimet e Republikës, me Nëndegë e Degë, jemi në gjendje shumë ralksuese sa u përket zgjedhjeve. Ne kemi strukturat partiake dhe kemi një bashkërendim të madh që nga Kryetari i LDK-së e deri te të gjitha Nëndegët, andaj çdo gjë do të shkoi në bashkërendim dhe bashkëafrim njerëzish që duan LDK-në dhe fitoren e saj në zgjedhje”, ka deklaruar Rugova.

Ai më tej ka thënë se LDK është në kontakt të vazhdueshëm me organet partiake, ku sipas tij sonte gjithçka do të zbulohet sa i përket emrit të kandidatit për kryeministër dhe bartësit të listës.

“Ne jemi në kontakte të vazhdueshme në organet pariake. Dihet se interesimi ashtë tejet i madh, dhe ashtë diç pozitive, ngase gjithnji LDK ja ashtë shembull i demokracisë së brendshme, plus Kryetari Mustafa ishte dhe mbetët një politikan që e don me seriozitet LDK-në, andaj ne si organe partiake sonte do të dalim në opinion me emrin e bartësit të listës. Duhet t¨üe them se nuk ashtë e lehtë ngase ka LDK-ja aq shumë figura të forta për bartës liste, por si e thashë sonte do e bëjmë publike. E di se ti je emocional Xhevat, dhe pret emrin të ta them, por kësaj radhe nuk mundem të të përgjigjem me emër ngase ende se kemi vendos.....E them për ty dhe lexuesit e gazetës tuaj se, do e vendosim me vota demokratike brenda Kryesisë, dhe KP-së besoi në LDK, dhe besoi të jemi afër dëshirave të anëtarësisë”, ka theksuar nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat