"Opozita vegël politike e Hashim Thaçit”?

Politika

"Opozita vegël politike e Hashim Thaçit”?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 15 maj 2017 Në ora: 17:23
Takimi i Thaçit me partitë opozitare

Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj ka pohuar, se opozita është shndërruar në vegël politike të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. 

Sipas tij, plani për rrëzimin e Qeverisë sigurisht ka ekzistuar që nga koha e zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e Presidentit, veçse është pritur momenti i volitshëm për ta. “Pse do të tentonte një parti (NISMA) me 6 deputet të rrëzojë Qeverinë, nëse nuk do të ishte koordinuar paraprakisht me shokët LPK-ist”, ka thënë Bajram Gecaj.

Ndonëse kanë deklaruar në  vazhdimësi se nuk e njohin Hashim Thaçin si President të vendit, subjeket politike opozitare, u konsultuan me Thaçin për caktimin e ditës së zgjedhjeve. Lojë politike e Opozitës, apo lakmia për pushtet nuk njeh kufinjë.  Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj ka pohuar, se opozita është shndërruar në vegël politike të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Sipas tij, plani për rrëzimin e Qeverisë sigurisht ka ekzistuar që nga koha e zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e Presidentit, veçse është pritur momenti i volitshëm për ta.

“Pse do të tentonte një parti (NISMA) me 6 deputet të rrëzojë Qeverinë nëse nuk do të ishte koordinuar paraprakisht me shokët LPK-ist. Prandaj përrallat e Opozitës dhe të PDK-Lista Serbe nuk i blen më kush”, ka thënë Gecaj. Ndërkaq, partitë politike opozitare e kanë të gatshëm justifikimin në lidhje me veprimin e tyre të fundit.  Zyrtari i AAK-së Avni Arifi  ka deklaruar, se sa i përket legalitetit dhe legjitimitetit AAK-ja kurrë, nuk ka konstatuar në zgjedhjet e tij.   “Ne kurrë nuk e kemi kontestuar zgjedhjen e tij. As kur është zgjedhë më parë e as sot, sepse askush nga ne nuk e sheh Thaçin President të vetin, me të cilin dëshiron të identifikohet si Kosovë”, është shprehur Arifi. Ndërsa nga Lëvizja Vetvendosje, nuk kanë denjuar të kthejnë përgjigje, pavarësisht se janë kontaktuar nga gazeta “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat