Në LDK gjendet Kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Politika

Në LDK gjendet Kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 15 maj 2017 Në ora: 17:27
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj në një intervistë për  gazetën “Bota sot”, ka folur rreth zgjedhjeve të 11 qershorit dhe nëse ai do të pranonte kandidaturën për kryeministër. Ndër të tjera ai ka folur edhe rreth koalicioneve të mundshme dhe liberalizimit të vizave. Murtezi, është ndalur edhe tëk prishja e koliacionit me  PDK-në.

Sipas të njëjtit, me këtë PDK –ja,  ka treguar që është e pabesueshme, ndaj kjo do të shkaktojë vështirësi në krijimin e koalicioneve në të ardhmen në Kosovë. Sa i përket çështjes së njohjes së Kosovës si Shtet, Murtezi është shprehur, se duhet një angazhim më i madh, por edhe influencë nga vendet e mëdha të botës. Për Murtezin edhe  dialogu me Serbinë duhet të ndryshojë.  Sipas tij, BE-ja duhet të gjejë mënyrën që të ndalojë destruktivitetin e qeverisë së Serbisë në këtë proces.

“Nga ana jonë, Kosova duhet të ketë në vazhdimësi të qarta pozicionet dhe qëndrimet e saj, dhe të bazuara në interesat me të larta të vendit, që janë në avancimit e forcimit të shtetësisë së saj.  Ka pasur përfitime në disa aspekte, sepse duhet dialoguar, por megjithatë dinamika e zhvillimeve ka qenë e ngadaltë, kjo për fajin e destruktivitetit të Serbisë. ”, është shprehur ai.

Bota sot: A është bërë gati lista e kandidatavë për deputetë dhe si  janë  përzgjedhur këta kandidatë?

Valon Murtezaj: Tani është në proces të përpilimit, që është proces gjerësisht i shtrirë nëpër të gjitha nivelet dhe forumet partiake të LDK-së.

Bota sot: A ka menduar LDK-ja për koalicione parazgjedhore, tani që vendi shkon në zgjedhje?

Valon Murtezaj: Është duke u punuar në këtë drejtim. Zakonisht këto nuk dihen deri në momentin e fundit. E rëndësishme është të bëhen koalicione cilësore që sjellin vlerë tek qytetari që voton.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat