Jozyrtare: Këta janë 10 kandidatët e Vetëvendosjes që kanë marrë më së shumti vota

Politika

Jozyrtare: Këta janë 10 kandidatët e Vetëvendosjes që kanë marrë më së shumti vota

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 13:52
ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur rezultat historik në zgjedhjet e së dielës, duke u renditur forca e dytë në vend me mbi 27 për qind të votave.

Partia e Albin Kurtit la pas LDK-në, parti kjo që për herë të parë që nga themelimi renditet e treta.

Raportohet se 10 kandidatët që kanë marrë më së shumti vota janë: Albin Kurti, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Glauk Konjufca, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Albulena Haxhiu, Rexhep Selimi, Dardan Sejdiu dhe Smajl Kurteshi.

Një rezultat të tillë lajmi.net nuk ka mundur të konfirmojë në rrugë zyrtare as nga VV-ja e as nga KQZ-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat