Ja si do të krijohej Qeveria pa PDK-në, por Ramush Haradinaj në sekondat e fundit i ra shkelëm krejt...

Politika

Ja si do të krijohej Qeveria pa PDK-në, por Ramush Haradinaj në sekondat e fundit i ra shkelëm krejt...

Nga: P.R Më: 13 qershor 2017 Në ora: 17:08
Agron Demi

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të 11 qershorit.

Sipas Demit, lakmia për postin e kryeministrit, bëri që Ramush Haradinaj të hedhë poshtë gjithë aktivitetin opozitar, duke shkuar së bashku me PDK-në, të keqën e këtij vendit.

“AAK dhe Nisma kanë ndikuar në rritjen e kundërshtimit të qytetarëve në qeverisjen e PDK dhe LDK, duke kundërshtuar aktivisht politikat e qeverisë për demarkacionin dhe asociacionin. Por, në sekondat e fundit, duke lakmu postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj i ra shkelëm krejt aktivitetit të tij opozitar dhe vendosi të ndaj përgjegjësinë me PDK - "me të keqen më të madhe të këtij vendi", qysh kish me thanë ajo e moqmja. Perderisa VV perfitoi nga mos ndryshimi i qendrimeve, AAK-Nisma u djegën afer PDK”, shkruan Demi, përcjellë “Bota sot”.

Më tej sipas Demit, në rast se AAK dhe NISMA nuk do të hynin në koalicion me PDK-në, atëherë ka pas gjasa që të marrin 16 deri në 18 % të votave dhe kështu të krijohej qeveria pa PDK-në.

“Në rast se nuk do të hynin në koalcion me PDK, AAK-Nisma mund të merrnin 16-18% të votave. Kësisoj, PDK do të dilte partia e tretë, pas VV dhe koalcionit LDK-AKR-Alternativa. E sot, nuk do kishte asnjë problem në krijimin e një qeveria pa PDK. Për dallim nga LDK, të cilë së paku kanë qenë në pushtet me PDK, ani pse janë tradhtu disa here, AAK i ka ndihmu mbijeteses së PDK, pa pas nevojë fare me nda pushtetin me ta”, ka shkruar Agron Demi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat