Behgjet Pacolli, çelësi i krijimit të qeverisë së ardhshme

Politika

Behgjet Pacolli, çelësi i krijimit të qeverisë së ardhshme

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 13 qershor 2017 Në ora: 18:34
Behgjet Pacolli

“Do të  jetë  betejë  e ashpër, të cilët vështirë  të dihet kush do e fitojë,  por çelësi i kësaj pritet të  jetë Pacolli, si mundësi reale për të formuar qeverinë e PAN.  Nëse Pacolli nuk do futet me ta atëherë  vendi pritet të futet në skenarin e Maqedonisë”, ka thënë analisti Faton Mehmeti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë  mund të sjellin një krizë të re politike. Kjo duke marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve, i cili përbën një dallim të vogël në mes të koalicioni fitues PAN dhe partive që janë në vendin e dytë  (LVV) dhe të tretë (LAA).

Kështu kanë thënë  analistët politikë, duke vlerësuar se ka shumë pak mundësi  për formimin e qeverisë, e sipas tyre kjo gjë do të bëjë që Kosova të hyjë në një bllokadë institucionale.

Sipas tyre më shumë janë mundësit të formohet ngërçi politik se sa formimi i qeverisë.

Njohësi i kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka thënë se nëse nuk arrihet mandatimi i koalicionit PAN brenda afatit 30 ditësh dhe pas mundësisë së dytë të ofruar nga Presidenti për formimin e institucioneve, atëherë do të ketë zvarritje, krizë dhe probleme serioze.

Sipas Baraliut vetëm nëse koalicioni PAN do të fitojë 61 deputetë atëherë është minimumi për formimin e një qeverie të suksesshme, të qëndrueshme dhe stabile, përndryshe nëse jo atëherë do të ketë probleme.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat