Shkëlqimi që PAN-i nuk do ta njoh kurrë

Politika

Shkëlqimi që PAN-i nuk do ta njoh kurrë

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 13 qershor 2017 Në ora: 18:48
Mbi dhjetë subjekte politike ishin në përbërje të Koalicionit PAN.

Rezultatet e deritanishme nga Komisionit Qendror i zgjedhjeve nuk paralajmërojnë ditë të mira për AAK-në. Ashtu, siç ishte paraparë edhe para zgjedhjeve, partinë e “Kryeministrit të ardhshëm”, do ta përfaqësojnë pak deputet në Kuvendin e Kosovës. Ndonëse PDK-ja e nderoi Ramush Haradinajn duke i ofruar kandidaturën për Kryeministër, votuesit e saj nuk u treguan shumë “gjentil”,  me të.

Të dhënat e fundit flasin për pak vota në favor të kandidatit për Kryeministër nga PAN-i Ramush Haradinaj. Në kuadër të kësaj, as vet PDK-ja si parti nuk qëndron mirë me votat e marra. “PDK-ja e madhërishme “, ka pësuar rënie në zgjedhjet e 11 qershorit.  Përfaqësuesit e Nismës për Kosovën, kanë rënë në heshtje. Duket sikur nuk duan t`ia dinë për suksesin e partnerëve të koalicionit. Nisma në zgjedhjet e kaluara u bë shkak i rënies së PDK-së si parti, derisa në këto zgjedhje ribashkimi me PDK-në nuk i solli edhe aq sukses. Kjo u vu re edhe me mospjesëmarrjen e kreut të kësaj parti z. Fatmir Limaj, në festën e zhurmshme të 11 qershorit ku Haradinaj e Veseli kremtuan fitoren e tyre të mundimshme.

Mbi dhjetë subjekte politike ishin në përbërje të Koalicionit PAN. Pavarësisht se përfaqësues të këtij koalicioni deklarohen për një fitore të ndershme, rezultatet nga terreni po vazhdojnë ta dëshmojnë të kundërtën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat