Paralajmëron Vetëvendosje: Nëse vijmë në pushtet, në rastin e parë e shkarkojmë Hashim Thaçin

Politika

Paralajmëron Vetëvendosje: Nëse vijmë në pushtet, në rastin e parë e shkarkojmë Hashim Thaçin

Nga: P.R Më: 13 qershor 2017 Në ora: 19:37
Shpend Ahmeti dhe Hashim Thaçi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ftuar në njërën nga emisionet televizive, ka porositur presidentin Thaçi që nëse ai nuk ia jep mandatin Vetëvendosjes për krijimin e qeverisë mund të shkarkohet nga posti.

Sipas Ahmetit, Hashim Thaçi duhet të mos bëjë lojë, pasi që mandatin pas herës së parë, do të duhet t’i dorëzohet Vetëvendosjes. Ahmeti e ka paralajmëruar  Thaçin, se mund të shkarkohet, nëse ai e shkel Kushtetutën.

“Mandati jepet nga populli, populli na i ka dhënë votat, kur ti kem votat në shkojmë në kuvend dhe e bëjmë qeverinë, nuk mundët ai me blloku, për ata po them që ditën e parë le ta kthejnë mandatin këta të parët, të dytën e provojmë në që ta bëjmë”, ka thënë Ahmeti, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Ahmetit në rastin e parë që Thaçi bën shkelje të kushtetutës ata mund ta shkarkojnë nga posti i presidentit.

“Në momentin kur vlerësohet që ka bërë shkelje të Kushtetutës ne do ta shkarkojmë”, ka deklaruar Shpend Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat