Vetëm dialogu parimorë qon deri te padia ndaj Serbisë për gjenocid

Politika

Vetëm dialogu parimorë qon deri te padia ndaj Serbisë për gjenocid

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 27 korrik 2017 Në ora: 20:24
Kriminelët serb gjatë luftës në Kosovë

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë t`i kenë plagët e hapura, edhe 17 vjet pas mbarimit të luftës. Një premtim për padi kundër Serbisë që e kishte bërë Presidenti Thaçi, duket të jetë “avulluar”, si edhe shumë premtime të tjera të dhëna nga drejtuesit e institucioneve në Kosovës. E këto vepra makabre të Serbisë gjatë luftës në Kosovë, herë pas here na i kujtojnë vet zyrtarët serbë, që bëjnë thirrje për pajtim e miqësi. Sigurisht se nuk do ta bënin një gjë të tillë, nëse kjo nuk do t`i kërkohej nga Bashkimi Evropian. Ndërsa, Serbia flet për Kosovën dhe dialogun e saj të brendshëm për Kosovën, Kosova merret me procesin pas-zgjedhor dhe nuk ka bërë as edhe një veprim konkret për të denoncuar Serbinë për krimet e kryera në Kosovë.

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Kryetari i KMDLNJ-së, Bexhet Shala, duke folur për çështjen e krimeve të luftës, e ka quajtur të dështuar Institutin për Krime të Luftës.

“Kosova 6 vite me herët e ka formuar një Institut për Krime të Luftës që ka një emër shumë të madh dhe tash po donë ta shndërroj në një Departament për Përballje me të Kaluarën në kuadër të  Ministrisë se Drejtësisë e i cili nuk ka bërë asgjë, ka qenë një dështim total i tyre, sepse kanë shpenzuar edhe mjete buxhetore por pa asnjë rezultat”, ka thënë ai.

Shala është shprehur se, Kosova nuk ka kapacitete për ta paditur Serbinë, në kohën kur janë duke u zhvilluar bisedime me të në Bruksel.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat