Media zvicerane: Serbia të njohë defakto Kosovën siç njohu Boni Gjermaninë lindore

Politika

Media zvicerane: Serbia të njohë defakto Kosovën siç njohu Boni Gjermaninë lindore

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 29 korrik 2017 Në ora: 11:48
Aleksandër Vuçiq, Tomislav Nikoliç, Federica Mogherini, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Një zgjidhje afatgjate për Kosovën është në interes të serbëve dhe shqiptarëve. Në Serbi kërkohet të ketë një pajtim të përgjithshëm, shkruan autori Andreas Ernst për prestigjiozen zvicerane “NZZ”.

Sipas tij presidenti serb Aleksandër Vucic për dallim nga shumë paraardhës të tij kërkon të lëviz gjërat edhe për çështje madhore siç është historia e vështirë dhe e gjatë me Kosovën, e cila, nuk fillon nga një hipotekë e kohës së Miloshevicit, por ka ngarkuar serbët dhe shqptarët, popujt më të mëdhej të Ballkanit perëndimorë, nga koha kur Serbia u fut në territorin e Kosovës gjatë luftës kundër Osmanëve në 1912.

 S’ka më lojëra boshe

Gjatë inagurimit të tij në maj, ai kërkoi një “dialog intern” që do çonte në ridefinimin e pozicioneve të Serbisë rreth çështjes së Kosovës. Një zgjidhje për gjeneratat e ardhshme të serbëve dhe shqiptarëve, ku do përfitonin të gjitha palët në konflikt dhe ku dhuna do jetë shmangur katërcipërisht.

Pra bëhet fjalë për një kompromis historik: s’do ketë më lojëra boshe, pasi mos zgjidhja e këtij konteksti është “rrezik” për fëmijët tanë. Ata duhet të lirohen nga kjo ngarkesë historike. Vucic deklaroi se serbët gjatë historisë kishin injoruar aspiratat dhe fuqinë e kombit shqiptar, në anën tjetër, shqiptarëve u kishte munguar kuptimi mbi interesat kombëtare serbe. Kjo nuk është në fakt një analizë e vlefshme historike, por një nënshrim i mirë për të nxitur dialogun me shqiptarët.

Opozita pa koncept

Reakcioni i opozitës serbe ishte i zhgënjyeshëm dhe pasubstancë. Atyre u mungon koncepti i sjelljes me Kosovën në planin afatgjatë dhe e akuzojnë Vucicin për tradhti. Politika e Prishtinës dhe Tiranës deklaratat e Vucicit i kanë interpretuar si hap drejt njohjes së shtetit nga Serbia, përcjell botasot.info.

 Gjermania, si pasqyrë?

Megjithatë kaq shpejtë nuk do vijë deri te njohja e shtetit. Termini i fundit për marrëveshje të shkruar mes dy kryeqyteteve është integrimi në BE i Serbisë - por kjo është akoma larg. E qartë është se pesë anëtare të BE nuk njohin pavarësinë e Kosovës, dhe ajo nuk do pranojë anëtare të reja që kufijtë e saj të jenë të paqarta.

Është e hapur sesi do rregullohet raporti fqinjësor mes Serbisë dhe Kosovës. Një model përmendet marrëveshja mes Gjermanisë perëndimore (BRD) dhe Gjermanisë Lindore (DDR) nga 1972; ku Bonni de fakto njohu DDR, por jo edhe de jure.

Gjithashtu e mundur është, por tashti me gjasa të pakta, të kishte një kompromis të shkëmbimit të territoreve kufitare mes dy shteteve. Kjo do sjellte edhe njohjen formale të dy vendeve. Mjaft e gëzueshme është fakti që dinamika e zgjidhjes përherë të parë vjen nga problemet fqinjësore të brendshme dhe jo nga jashtë./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat