Shqiptarët bëjnë jetë të pasigurt në veri

Politika

Shqiptarët bëjnë jetë të pasigurt në veri

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 12 tetor 2017 Në ora: 22:33
Policia e Kosovës

Gjendja në veriun e Kosovës po vazhdon të jetë e tensionuar. Incidentet e herëpashershme që po ndodhin në këtë pjesë tregojnë se shtrirja e sovranitetit vazhdon të mbetet vetëm një synim në letër i politikanëve. Rasti i fundit, ka ndodhur ditë më parë, ku tre qytetarë shqiptarë, në mesin e tyre një femër, V.D.(1984), A.K. (1982) dhe L. A. (1982), janë sulmuar fizikisht nga disa persona deri tash të panjohur, me ç‘rast njëri prej tyre ka marrë lëndime.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti ka konfrimuar sulmin, duke thënë për “Bota sot” se sulmi ka ndodhur në rrugën “Oslobogjenja”, përkatësisht në afërsi të urës kryesore të lumit “Ibër”, në veri të Mitrovicës.

Ai ka treguar se tre persona të përkatësisë etnike shqiptar, janë sulmuar nga një grup i personave deri më tani të panjohur.

“Nga raportet që posedojmë mësohet se viktimat janë sulmuar me gurë, ndërsa së paku njëri nga tre viktimat është goditur edhe fizikisht nga të dyshuarit. Njeri nga tre viktimat e rastit, ka pësuar lëndime trupore në pjesën e kokës, me ç’rast është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë për ofrim të ndihmës së parë ndërsa dy viktimat tjera nuk kanë pësuar lëndime. Nga mjeku kujdestar i cili ka ofruar ndihmën e parë viktimës, është konstatuar se lëndimet janë të natyrës së lehtë. Nga ankuesit janë siguruar deklaratat lidhur me rastin e raportuar ndërsa për të dyshuarit, hetuesit policor në bashkëpunim me zyrtarët policor ne sektor janë në mbledhje të informatave të mundshme për kryerësit e këtij akti  kriminal. Rastet e tilla, edhe nga e kaluara kanë dëshmuar se mund të shndërrohen në përmasa më serioze të situatës së sigurisë, prandaj lidhur me seriozitetin e këtij rasti, policia e Kosovës, në veri është duke u marrë intensivisht me qëllim të identifikimit të kryerësve të këtij akti si dhe masat e mundshme parandaluese për të ardhmen”, ka thënë Hoti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat