Arsyeja që Haradinaj, Thaçi e Veseli nuk dënuan aktin terrorist të Jeton Lleshit

Politika

Arsyeja që Haradinaj, Thaçi e Veseli nuk dënuan aktin terrorist të Jeton Lleshit

Nga: Bota Sot Më: 13 tetor 2017 Në ora: 21:15
Foto e parë majtas Hashim Thaçi - President i Kosovës, këshilltari i të cilit, Bedri Islami, duket mjaft miqësor në një foto me dërguesin e bombës Jeton Lleshin. Foto e dytë majtas: Kadri Veseli, ish shef i Shërbimit Informativ të Kosovës. Jeton Lleshi, e kishte dërguar bombën nga posta e lagjes Oerlikon të Cyrihut ku qëndronte me zyre Kadri Veseli. Foto në mes poshtë: Granata ruse e mbështjellë me folje alumini, që ishte dërguar në formë dhurate në adresë të redaksisë së gazetës “Bota sot”, në Zvicër. Foto në mes lart: Brendësia e pakos ku ndodhej granata ruse. Foto djathtas: Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës, ekspert i bombave në ushtrinë jugosllave.

Në një letër publike, dërguar shokut të tij enverist, Lebit, i dënuari për terrorizëm, Jeton Lleshi, haptas ka pranuar se ka dorë në dërgimin e granatës ruse, por sipas tij, ai vet nuk ishte dërguesi. Pra, edhe pse njëherë e ka pranuar dërgimin e granatës ruse, terroristi Lleshi tash pas dënimit me 10 vite burg ka mohuar dërgimin e saj në redaksinë e gazetës “Bota sot”.    

U bënë më shumë se tri javë që kur Gjykata Konfederatës së Zvicrës në qytetin Bellinzona dënoi me 10 vite burg, Jeton Lleshin i akuzuar se në vitin 2002, ai ka dërguar një granatë dore të prodhimit rus në redaksinë e gazetës kombëtare “Bota sot”, në Cyrih të Zvicrës.

Në rast shpërthimi, si pasojë do të vdisnin 20 persona të pranishëm në redaksi të gazetës. Kësisoj, rreth 50 fëmijë të familjes Mazrekaj dhe të punëtorëve të “Botës sot”, do të mbesnin pa prindër.

Por deri më tani, askush nga krerët më të lartë të institucioneve të shtetit të Kosovës duke filluar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk përshëndetën drejtësinë zvicerane.

Image
Bedri Islami, këshilltar i jashtëm i Presidentit Hashim Thaçi, me personin e arrestuar, i dënuar për terrorizëm që dërgoi granatën ruse në adresë të gazetës “Bota sot”, më 2002 në Zvicër. Bedri Islami me Ramush Haradinajn; Bedri Islami me Hashim Thaçin dhe personi i arrestuar me Haradinajn

Nga këta nuk pati asnjë solidarizim edhe me botuesin e gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, i cili fati e deshi që ai sot është gjallë, sepse po të kishte eksploduar granata ruse, ashtu siç kishte planifikuar terrorristi Jeton Lleshi dhe ata që e nxitën atë për të dërguar këtë granatë, familja Mazrekaj do pësonte një tragjedi.

Por, Jeton Lleshi duhet të sqarojë së për çfarë informacione e ka fjalën. Ai duhet të zbulojë se kush ishin urdhërdhënësit e tij. Kujtojmë se Policia zvicerane është duke hetuar edhe dy ADN të tjera, njëra e cila është gjendur në ngjitësin / lepakun që është përdorur për vendosjen e granatës ruse në brendësi të pakos, dhe një ADN është gjendur në shishen e verës  që ishte vendosur brenda në pako me granatën ruse.

I mbetet kohës të shohim se çfarë do të bëj Jeton Lleshi gjatë qëndrimit të tij në burg, por nëse ai vendos që t’i tregoj emrat e atyre që e nxitën atë për të dërguar granatën rusë në redaksinë e “Bota sot”, dhe nëse këta emra janë udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, pritet të shkaktoj një bujë të madhe në opinionin publik të Kosovës dhe në atë ndërkombëtar.

Ndërsa, pako me granatën ruse është dërguar nga lagjja Orlikon, lagje në të cilën e kishte zyrën edhe Kadri Veseli, ish-udhëheqës i SHIK-ut, tash kryetar i Kuvendit të Kosovës, dhe kryetar i PDK-së. 

Njëherë e pranoi, por pas dënimit me 10 vite burg, terroristi Jeton Lleshi mohon dërgimin e granatës ruse në redaksinë e “Bota sot”

Sipas një burimi të “Bota sot”, arsyeja që Haradinaj, Thaçi dhe Veseli nuk kanë reaguar fare lidhur me rastin e këtij tentim sulmi, është nga frika se Lleshi do të flasë dhe do të tregojë emrat e atyre që urdhëruan dërgimin e granatës ruse në redaksinë e gazetës “Bota sot”.

Madje, në një letër publike, dërguar shokut të tij enverist, Lebit, i dënuari për terrorizëm, Jeton Lleshi, haptas ka pranuar se ka dorë në dërgimin e granatës ruse, por sipas tij, ai vet nuk ishte dërguesi. Pra, edhe pse njëherë e ka pranuar dërgimin e granatës ruse, terroristi Lleshi tash pas dënimit me 10 vite burg ka mohuar dërgimin e saj në redaksinë e gazetës “Bota sot”.  Ai ka thënë se kishte disa informacione, e që në bazë të burimeve te “Bota sot”, Lleshi është deklaruar si inxhinier, por që kjo nuk është e vërtetë. Lleshi mund të ketë njohuri rreth montimit të bombave dhe granatave.

“Lebit, jam shumë i dëshpëruar dhe i zhgënjyer me Zvicrën. Janë sjellur shumë ashpër shumë agresivë dhe diskriminues, më kanë ofenduar me format më përfide. Akuza shqiptohet: "Akuzë për tentimë vrasje e shumëfishë, kundër Jeton Lleshi dhe të panjohurëve". Paqetën nuk e qova unë, po i dija vetëm ca informacione”, thuhet në letrën e Lleshit.

Por, Jeton Lleshi duhet të sqarojë së për çfarë informacione e ka fjalën. Ai duhet të zbulojë se kush ishin urdhërdhënësit e tij. Kujtojmë se Policia zvicerane është duke hetuar edhe dy ADN të tjera, njëra e cila është gjendur në ngjitësin / lepakun që është përdorur për vendosjen e granatës ruse në brendësi të pakos, dhe një ADN është gjendur në shishen e verës  që ishte vendosur brenda në pako me granatën ruse.

I mbetet kohës të shohim se çfarë do të bëj Jeton Lleshi gjatë qëndrimit të tij në burg, por nëse ai vendos që t’i tregoj emrat e atyre që e nxitën atë për të dërguar granatën rusë në redaksinë e “Bota sot”, dhe nëse këta emra janë udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, pritet të shkaktoj një bujë të madhe në opinionin publik të Kosovës dhe në atë ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat