Nuk luftohet korrupsioni me qeveritarë që e “ushqyen” atë

Politika

Nuk luftohet korrupsioni me qeveritarë që e “ushqyen” atë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 15 tetor 2017 Në ora: 18:45
Qeveria e Kosovës

Mundësitë që Qeveria e Kosovës në krye me Ramush Haradinaj të heq dorë nga korrupsioni dhe nepotizmi konsiderohen të vogla. Që në fillim të mandatit është parë një mos përgjegjësi e kryeministrit,  që nga kritikat për gazetarë e sidomos kur pyetjet e gazetarëve nuk i pëlqejnë e deri edhe tek blerja e telefonave më të shtrenjtë në treg për stafin e tij, dhe krejt kjo është një fill i korrupsionit.

Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell edhe një herë ka kërkuar nga Qeveria e vendit që të heqë dorë nga korrupsioni dhe nepotizmi, pasi sipas tij këto janë problemet më serioze të Kosovës. Ai gjatë nënshkrimit të një memorandumi me Qeverinë e Kosovës ka thënë se Kosova duhet të çlirohet nga njerëzit joprofesionistë.“Me njerëz të tillë nuk përparim Kosova. Ju keni nevojë për njerëz të mirë, të aftë e të pavarur në institucione. Kur filluam këtë projekt vitin e kaluar, e nisëm më idenë që të sfidojmë praktikën që pozitat e larta fitohen veç me politikë. Nga 8 projekte, vetëm 2 kanë rezultuar me sukses: Dogana dhe krye shefi ekzekutiv i Agjencisë së Punësimeve. Por, me një lule nuk çelë pranvera”, ka theksuar ambasadori britanik ndër të tjera.

Mundësitë që Qeveria e Kosovës në krye me Ramush Haradinaj të heq dorë nga korrupsioni dhe nepotizmi konsiderohen të vogla.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat