LDK do ta fitoj Prishtinën pa balotazh

Politika

LDK do ta fitoj Prishtinën pa balotazh

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 15 tetor 2017 Në ora: 18:50

Profesoresha e ekonomisë dhe kandidatja për asamble në Komunën e Prishtinës, Fiknete Bejta në një intervistë për “Bota sot” ka folur rreth zgjedhjeve lokale dhe kandidimit të saj për Prishtinën. Ajo ka deklaruar se LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa balotazh, ndërsa i vetmi koalicion që do të bëjë LDK-ja do të jetë ai me qytetarët. Bejta qeverisjen e Shpend Ahmetit e vlerëson si të dobët.

E nderuar si e vlerësoni fushatën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit?

Fiknete Bejta: Tani Fushata e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit është duke u zhvilluar me një qasje korrekte në bashkëbisedim  me qytetarët  janë krijuar  rrethana shumë pozitive. Vlerësoj  se kjo fushatë më shumë ka pasqyruar  përkushtim ndaj qytetarit me paraqitjen e një oferte serioze për kërkesat e qytetarëve është fjala për LDK-ën apo me konkretisht Lidhjen për Prishtinën.

Sa jeni të fortë si LDK përballë kundërshtarëve tuaj përkatësisht Vetëvendosjes?

Fiknete Bejta: Fuqia jonë përballë kundërshtarëve politik që janë pjesë e kësaj gare  është se ne  si LDK kemi  projektin ambicioz dhe  të realizueshëm  për Prishtinën, e them me përgjegjësi të plotë sepse me një plan ambicioz dhe me një ekip shumë të profesionalizuar dhe kompetent që e kemi ne, si LDK do marrim vlerësimin më pozitiv nga qytetari. Vetëvendosja është në disavantash në këtë garë  zgjedhore për shkak të mospunës së saj në kryeqytet.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat