Qeverisë me korrupsion dhe nepotizëm nuk i mjaftojnë shkarkimet dhe dorëheqjet

Politika

Qeverisë me korrupsion dhe nepotizëm nuk i mjaftojnë shkarkimet dhe dorëheqjet

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 16 tetor 2017 Në ora: 13:47
Pamje nga mbledhja e Qeverisë

Mundësitë që Qeveria e Kosovës në krye me Ramush Haradinaj të heq dorë nga korrupsioni dhe nepotizmi konsiderohen të vogla. Që në fillim të mandatit është parë një mos përgjegjësi e kryeministrit,  që nga kritikat për gazetarë e sidomos kur pyetjet e gazetarëve nuk i pëlqejnë e deri edhe tek blerja e telefonave më të shtrenjtë në treg për stafin e tij, dhe krejt kjo është një fill i korrupsionit.

Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell edhe një herë ka kërkuar nga Qeveria e vendit që të heqë dorë nga korrupsioni dhe nepotizmi, pasi sipas tij këto janë problemet më serioze të Kosovës. Ai gjatë nënshkrimit të një memorandumi me Qeverinë e Kosovës ka thënë se Kosova duhet të çlirohet nga njerëzit joprofesionistë.“Me njerëz të tillë nuk përparim Kosova. Ju keni nevojë për njerëz të mirë, të aftë e të pavarur në institucione. Kur filluam këtë projekt vitin e kaluar, e nisëm më idenë që të sfidojmë praktikën që pozitat e larta fitohen veç me politikë. Nga 8 projekte, vetëm 2 kanë rezultuar me sukses: Dogana dhe krye shefi ekzekutiv i Agjencisë së Punësimeve. Por, me një lule nuk çelë pranvera”, ka theksuar ambasadori britanik ndër të tjera.

Nuk mjaftojnë shkarkimet apo dorëheqjet

Mundësitë që Qeveria e Kosovës në krye me Ramush Haradinaj të heq dorë nga korrupsioni dhe nepotizmi konsiderohen të vogla. Që në fillim të mandatit është parë një mos përgjegjësi e kryeministrit,  që nga kritikat për gazetarë e sidomos kur pyetjet e gazetarëve nuk i pëlqejnë e deri edhe tek blerja e telefonave më të shtrenjtë në treg për stafin e tij, dhe krejt kjo është një fill i korrupsionit.

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë për “Bota sot” se është e vërtetë se po bëhen disa përpjekje për të na bindur se kjo qeveri po bënë ndryshime, mirëpo sipas saj Kosova ka nevojë për ndryshime kozmetike.

Image
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

“Shkarkimet e bordeve apo të drejtorëve të institucioneve të rëndësishme pa arsye të qartë dhe të plotë, krijojnë përshtypje se krejt kjo mund të jetë vetëm me qëllime politike dhe për punësime të militanteve dhe përkrahësve të subjekteve në pushtet e jo si proces i rregullt i llogaridhënies ku keqbërësit ndëshkohen. Nuk mjaftojnë shkarkimet  apo dorëheqjet pa dhënie në të njëjtën kohë edhe të  përgjegjësisë për punën apo mos punën, si dhe për dëmet e bëra në procesin e shtet ndërtimit” ka thënë ajo.

Kriteri partiak

Sipas Mulhaxha-Kollçakut përzgjedhja dhe emërimi i njerëzve në poste publike, flet qartë se kriteri kryesor është ai partiak dhe ky nuk është një fillim i mbarë për një qeveri që ka jep premtime të mëdha se nuk do të udhëhiqet me logjiken e njëjtë.

“As për së largu nuk vërehen shenja të angazhimit për luftimit e krimit dhe të korrupsionit”, është shprehur ajo.

Kurse sipas Barjam Gecajt nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), kjo është qeveri i përkohshme më ditë të numëruara.

Image
Bajram Gecaj

“Është joreale të pritet që kjo qeveri do të mund, por edhe nuk do të dëshiroj, ta luftoj korrupsionin dhe nepotizmin, pasi që brenda përbrenda subjekteve të kësaj qeverie ndodhen mu njerëz të cilët i kanë krijuar dhe ushqyer këto dukuri negative. Në fund të fundit kjo qeveri është krijuar përmes veprimeve të tilla korruptive e shantazhuese, përmes sekserëve e matrapazëve” ka thënë Gecaj për “Bota sot”.

Kurse, sipas opinionistit Faton Mehmeti korrupsioni nuk është kaq i lehtë të zhduket në Kosovë, siç mendojnë disa.

“Është e vërtetë deklarata e ambasadorit O'Connell, mirëpo korrupsioni nuk mund të luftohet më njerëz që i kanë duart e pista. Korrupsioni luftohet duke luftuar sistemin, mandej duke vendosur njerëz me duar të pastra në insitucionet kyqe në vend, dhe duke angazhuar me shumë gjykatën dhe prokurorinë që të hetojnë çdo dyshim për korrupsion”, ka thënë Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Rritja e masave të dënimit për korrupsion

Gjithashtu, sipas tij, ndryshimi ligjor që do të rriste masat e dënimit për korrupsion është nder mënyrat që e stopon sado pak këtë dukuri, këtë kancer të shoqërisë.

“Korrupsioni në Kosovë është  instaluar që nga paslufta dhe duhet kohë dhe vullnet i madh për ta luftuar atë. Nuk po shoh ende ndonjë nismë serioze nga qeveria Haradinaj në ketë aspekt, që  do e lufton korrupsion duke rritur përgjegjësinë dhe dhënien e llogaridhënies për të gjithë zyrtaret shtetëror.  Fakti se Kosova endë s’ka asnjë ministër, apo zv. ministër prapa grilave për korrupsion flet mjaft se sistemi i korrupsionit ka kapluar edhe gjyqësorin dhe e gjithë akteret e vendit. Pa u çliruar Kosova nga korrupsioni dhe nepotizmi s’ka të ardhëm të ndritur ky vend, për më tepër Kosova do të vazhdoj të braktiset nga njerëzit e ndershëm duke  dështuar edhe si akt shtetëror edhe substancial” ka thënë Mehmeti.

Kurse, Politologu Mentor Tahiri ka shpjeguar se brenda kabinetit aktual qeveritar, mund të ekzistoj një vullnet për të luftuar korrupsionin, por fatkeqësisht kjo qeveri është një aranzhim kompromisesh dhe interesash të ndryshme politike dhe klanore, sa luftimi i korrupsionit duket mision i pamundur. Ka zotime deklarative, por në esencë gjërat duhet ndryshuar diametralisht.

Image
Mentor Tahiri

“Deri tani në të gjitha ndërmarrjet publike pa asnjë përjashtim, drejtor në kuadër të bordeve kanë qenë figura krejtësisht partiake, kurse kjo vazhdon ende. Nuk është asnjë sekret se bordet në Kosovë kanë qenë subjekt i pazareve politike, janë trajtuar gati në të njëjtën mënyrë si me rastin e pazareve për ministritë. Kyçja e Ambasadorit O'Conell në këtë proces mund të jepe një shpresë. Por shpresoj që Ambasadori është i vetëdijshëm se ka një tendencë që ai në gjithë këtë proces të përdoret vetëm si dekor” kas thënë Tahiri.

Dështime në të gjitha fushat

E analisti politik Leon Duhanaj thotë se Kosova ka dështime në të gjitha fushat. Korrupsioni, nepotizmi dhe jo-profesionalizmi, janë pjesë e  përditshmërisë qeverisëse, si në nivelin qendror, ashtu dhe atë lokal.

Image
Leon Duhanaj

“Qeveria e tanishme me z. Haradinaj Kryeministër, ka aq shumë probleme para vetës, sa që vetëm nëse arrin t'i adresojë saktë dhe, të mos i shtojë ato, do të ishte sukses. Qeverisë Haradinaj, besoj që nuk do t'i mungojë vullneti për ta shtyrë një dinamikë të re pune. Por, sa do të arrij t'i kthej gjërat në vend, kjo varët nga shumë faktorë, e që do ta ketë tejet të vështirë menaxhimin. Para se gjithash, kur kemi parasysh kombinimet në kuadër të koalicionit qeverisës” ka thënë ai.

Sipas Duhanaj, në këtë koalicion qeverisës vjen edhe rehabilitimi i aktivistëve dhe militantëve politik, që do të pasoj njëjtë si më parë.

“Në kuadër të këtij rehabilitimi, me siguri që do të ketë njerëz, të cilët nuk janë në nivelin e duhur profesional. Në krejt ketë situatë, duhet të themi dhe të shpresojmë , që të mos ndodhin keqpërdorime”, është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat