Presidenti duhet t’i kërkojë falje ambasadorit britanik

Politika

Presidenti duhet t’i kërkojë falje ambasadorit britanik

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 16 tetor 2017 Në ora: 19:33
Hashim Thaçi dhe Ruoari O’Conell

Politologu Mentor Tahiri, ka thënë se deklarata e Thaçit, tregon se në vend ka një nervozizëm në gjuhën e diskursit politik. Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se në këtë gjendje “dramatike”, ka ndikuar edhe debakli i Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, duke përmendur këtu dështimin në Interpol dhe në UNECSO.

Akuzat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi të ditëve të fundit, drejtuar bashkësisë ndërkombëtare, kanë nxitur reagime të shumta. Presidenti Thaçi, në një tryezë të organizuar për Gjykatën Speciale në Prishtinë, ka akuzuar Gjykatën Speciale, duke thënë se ajo po bashkëpunon me Serbinë, derisa me Kosovën nuk po ndodhë një gjë e tillë.Thaçi ka thënë se ndërkombëtarët i kishin premtuar se themelimi i Gjykatës Speciale do të hapte perspektivë Kosovës në proceset euroatlantike, mirëpo kjo sipas tij, nuk po ndodhë.

“Jemi tërësisht të izoluar dhe po asnjë perspektivë. Pra, shqetësimi im nuk ka të bëjë me Gjykatën Speciale, pavarësisht efekteve të saj, por ka të bëjë me gjendjen e renduar të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Por, akuzat e tij, duket se nuk i kanë pëlqyer ambasadorit britanik në Kosovë Ruoari O’Conell, i cili lëshoi sallën derisa Thaçi po mbante fjalimin e tij.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat