Mashtruesi Milaim Zeka

Politika

Mashtruesi Milaim Zeka

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 17 tetor 2017 Në ora: 18:46
Milaim Zeka

Njeriu misterioz, për të cilin asnjëherë nuk  dihet se si ka arritur ta manipulojë skenën politike dhe qytetarët, me gjoja sinqeritin e tij. Milaim Zeka i kthyer në Kosovë  gjatë luftës , pasi kishte jetuar në Suedi,  nuk dihet se  çfarë e ka shtyrë të linte Suedinë për t’u futur në “ beteja ” të UÇK-së. Kështu thoshte Milaimi, se ishte në beteja, e të  pakta janë informacionet për ta vërtetuar një gjë të tillë.

Me shumë gjasë Milaimi pinte raki  me Hashimin, në hotelet luksoze të Tiranës. Nga disa i cilësuar gazetari më i mirë në Kosovë, edhe pse asnjëherë nuk e ka dëshmuar një gjë të tillë, Milaim u mundua të  bëhej personazh interesant, me fjalorin e tij banal. Në fillim qytetarët e morën me shaka duke besuar se është karakteristë e tij humori, por brenda atij humori fshihej një njëri manipulues, gënjeshtar dhe krejt enigamtik. Pjesëmarrës i Konferencës së Rambujes, duke u futur ilegalisht siç tregonte edhe vetë Milaimi, shpërfaqi shkathtësinë e tij prej manipulatori.

Asnjëherë nuk u kuptua roli i tij në atë Konferencë, apo nëse pati ndikim ndonjë dorë e huaj. Pas luftës Milaimi vazhdoi të ishte aktiv në jetën  mediatike në Kosovë.  Egoja e tij për të qenë në qendër të vëmendjes shpesh ia verbonte arsyen. Po përmendi këtu rastin e Kumanovës, ku me 8-9 maj të 2015 u vranë 8 policë të njësisë speciale dhe 10 pjestarë të grupit nga Kosova.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat