Flasin nga Gjykata Speciale: Përveç Kosovës, ja edhe në cilat shtete do ta shtrijë funksionin

Politika

Flasin nga Gjykata Speciale: Përveç Kosovës, ja edhe në cilat shtete do ta shtrijë funksionin

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 18 tetor 2017 Në ora: 13:32
Selia e Gjykatës Speciale

Derisa sot u përfol në media se Zyrat e Prokurorit Special mund të jenë prezentë edhe në vendet fqinje, si në Shqipëri dhe Serbi, zyrtarë nga kjo gjykatë thonë për “Bota sot” se selia do të jetë në shtetin pranues, ndërsa funksionet edhe në shtetet tjera.

Kështu ka deklaruar sot për gazetën tonë, zëdhënësi i kësaj gjykatë, Chris Bennet. “Sipas nenit 35 të Ligjit me anë të të cilit Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar u themeluan, "Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka selinë në shtetin pranues dhe mund t’i  ushtrojë kompetencat dhe funksionet e saj në Kosovë, në shtetin pranues dhe në çdo shtet tjetër që bie dakord për atë”, ka thënë Chris Bennet, në përgjigjen për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat