Komunikata numër 59, pikë referimi, për zbulimin e vrasjes të Bekim Kastratit, Besim Dajakut si dhe plagosjen e Gani Gecit

Politika

Komunikata numër 59, pikë referimi, për zbulimin e vrasjes të Bekim Kastratit, Besim Dajakut si dhe plagosjen e Gani Gecit

Idriz Zeqiraj   Nga Idriz Zeqiraj Më 19 tetor 2017 Në ora: 19:30
Nga e majta, Gani Geci (i plagosur) dhe Besim Dajaku (i vrarë), dhe gazetari i "Bota sot" Bekim Kastrati (i vrarë)

SHIK-u, si krijesë e LPK-së, e Tiranës zyrtare, social-komuniste, UDB-së, Sigurimit francez DGSE, i kishte të gatshme skemat e veprimit të përgjakshëm. Tirana e kishte kuadrin besnikë, në radhët e LPK-së, në Mërgatë.

Po kjo strukturë ishte e dyzuar, pra, edhe n shërbim të UDB-së, e bartur ke BIA, tashmë, Sigurimi sekret  i Serbisë. Sigurimi francez hyri në lojë nëpërmes Serbisë dhe përcaktoi e diktoi Hashim Thaçin si të parë të LPK-së, përkatësisht, të UÇK-së.Ndërkohë, Tirana zyrtare kishte ndërhyrë në shkarkimin e Kryesisë të vjetër të LPK-së; emërimin e kryetarit të ri të LPK-së; zotërimin drejtues të gazetës "Zëri i Kosovës". gjithashtu, e rrëmbeu të gatshëm Fondin "Vndlindja thërret", duke i shpërdoruar kriminalisht milionat e tij.Garda e re e LPK-së, ishte bërthamë e një klani të Drenicës, të pashkolluar, megallomanë, deri në fodullek.

Në mënyrë selektive, morën edhe ca kokërra nga Dukagjini e gjetkë, por, pa fuqi vendimmarrëse reale. Për gjithë këtë sakatosje fatale, për LPK-në, por edhe për Kosovën, heshtën të anatemuarit, deri me akuzën e tradhtisë, përveç magjistër Muhamet Kelmendi, i cili e ka dënoncuar këtë plojë të ndyrë politike, dinjitetshëm dhe pa rezerva. Pas plot dy dekadash, puçin, sa skandaloz, aq edhe kriminal, të një klani me mbështetje të trefishtë: Tirana zyrtare, Serbia me BIA-n e saj dhe Franca me Sigurimin DGSE, rrept e faktueshëm, e dënon edhe eksponenti njësh i Lëvizjes në Mërgatë, Ibrahim Klmendi.

Madje, ai habitet si doli në krye të Lëvizjes, UÇK-së, bash Hashim Thaçi, pa u dëshmuar me asgjë për LPK-në, por as për Kosovën?!!Angazhimi i tri shteteve, në përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të ardhshëm, ka qenë fort i studjuar, duke përcaktuar edhe të gjithë rrjedhën e luftës dhe pas saj. Për të tri këto shtete motoja ka qenë: "Kryeqyteti i Kosovës, është Beogradi", - të thënë nga Nano, në takimin e Kretës me Millosheviçin.

Prishja e Marrëveshjes të Osllos; ndarja e faktorit ushtarak; rrjedhimisht, sabotimi i një lufte më efikase dhe më të dinjitetshme; tendenca e hapur e bojkotimit dhe e luftimit të faktorit ushtarak - FARK.Bëra një hyrje të zgjatur, për të ardhur ke qëllimi, thelbi i temës në trajtim: Vrasjet politike dhe heshtja e tyre! 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat